Në Këshillin për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore, ka pasur debate të forta mes deputetëve të opozitës.
Ish-burri i zemërthyer i Naya Rivera e humbur pa gjurmë, u pa për herë të parë duke ngushëlluar djalin e tij të vogël vetëm një ditë pasi aktorja Glee u zhduk nga një liqen në Kaliforni, ku ajo po luante me djalin e tyre katërvjeçar.
Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në twitter thotë se sot në orën 13:00 do të bëjë me dije qëndrimin e PS për reformën zgjedhore për përmbylljen e saj brenda këtij sesioni parlamentar.
Ambasada gjermane në Shqipëri ka bërë një paralajmërim për qytetarët e saj lidhur me udhëtimet drejt vendit tonë duke paraqitur kornizën e situatës me pandeminë.
Eurodeputetja gjermane Viola von Cramon- Taubadel, raportuesja e grupit parlamentar të të gjelbërve/EFA për Kosovën, shpreson shumë tek dialogu Kosovë-Serbi. Por në një intervistë për DW, ajo thotë se ndërsa Kosova është shumë e interesuar për marrëveshje, të njëjtën gjë duhet të reflektojë edhe Serbia.
Në ishullin e Sazanit janë asgjësuar të mërkurën, disa predha të luftës së dytë botërore. Operacioni i parashikuar të zgjaste nga ora 9:00 deri në ora 17:00 ndaloi të gjitha lundrimet në afërsi të ishullit në një rreze prej 2 miljesh detare ose 3.7 kilometrash.
8 viktima dhe 207 raste të reja të koronavirusit u regjistruan në Kosovë të enjten, ndërsa numrin më të madh të infektimeve vazhdon ta ketë komuna e Prishtinës.
Teksa tre lojtarë të tjerë të klubit të Partizanit kanë dalë të infektuar me Covid-19, duket se gjërat nuk po shkojnë siç duhet në këtë situatë të vështirë.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.
Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja, kështu njoftoi sot Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë.
Belgjika do të ratifikojë sot zgjerimin e mbajtjes së detyrueshme të maskës, që do të mbahet që prej të shtunës në dyqane, kinema, vendet e kultit, si dhe në muze dhe biblioteka, për të mbrojtur më mirë popullsinë nga koronavirusi.
Kemi 2 humbje jete në 24 orët e fundit nga covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Me iniciativën e Berlinit dhe Parisit përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës vazhdojnë dialogun, që u ndërpre papritmas një vit më parë. Edhe pse arsyet e ndërprerjes janë shmangur, optimizmi është i përmbajtur.
Deputeti i Kuvendit, Lefter Maliqi me anë të një statusi të publikuara në rrjetet sociale, shkruan se kryeministri Edi Rama është detyruar të pranojë e miratojë marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.
Shërbimet e Policisë Kurbin gjatë kontrollove me dron kanë konstatuar të kultivuara në fshatin Goleme, Mamurras, Kurbin, në një pronë publike, disa bimë narkotike cannabis sativa.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit konfirmoi në detyrë prokuroren Manjola Kajana, duke e çuar në 13 numrin e prokurorëve të SPAK.
SARANDË – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim pasi janë kapur duke kultivuar kanabis, në vendin e quajtur “Dërmish”, Bashkia Finiq.
Sot rreth orës 05:40, në rrugën rajonale Prishtinë- Mitrovicë, gjegjësisht në fshatin Shupkovc, ka ndodhur një aksident trafiku me vdekje, ku i përfshirë ishte një automjet me targa vendore.
Blutë e Gjirokastrës kanë arrestuar një person për kultivim të bimëve narkotike.
DURRËS – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione kundër politikanëve kinezë, që, sipas tyre, janë përgjegjës për shkelje të të drejtave të njeriut të pakicave myslimane në rajonin Ksinjiang.
TIRANË – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Xhanfize Keko”, ku një makinë me drejtues H.Ç., ka aksidentuar këmbësoren V.R., 60 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Covid-19, ka detyruar autoritetet në Malësinë e Madhe që të mbyllin institucionin e Bashkisë.
Pandemia e koronavirusit ka shënuar një rekord të ri: 12 milionë të infektuar gjithësej në shkallë globale, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.
ELBASAN- Tre persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në qytetin e Elbasanit.
Koronavirusi tashmë është bërë temë dhe në tekstet e këngëtarëve. Reperi me famë botërore Eminem ka shpërndarë këngën e tij për të gjithë ata që nuk pranojnë të veshin maska.
Policia e Durrësit ka vijuar me kontrollet ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ dhe si rrjedhojë ka proceduar penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Temperatura mesatare globale pritet të tejkalojë nivelet paraindustriale, me 1,5 gradë, në të paktën një nga pesë vitet e ardhshme, sipas një studimi të paraqitur sot nga Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM).
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në një video-mesazh për përvjetorin e 25-të të masakrës së Srebrenicës, tha se ky ka qenë krimi më i keq masiv në tokën evropiane, pas Luftës së Dytë Botërore.
Italia ndaloi hyrjen dhe kalimin tranzitor të udhëtarëve nga 13 vende me rrezikshmëri për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.
Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia në Kolonjë pasi kultivonte bimë narkotike dhe u gjetën edhe armë në banesë.
Rreth orës 07:45, të mëngjesit të sotëm në akuariumin e portit Durrës, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull, i dekompozuar.
Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë takohen sot në një samit virtual, të organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Presidentja e përkohshme e Bolivisë ka rezultuar pozitive me Covid-19. Në një video të postuar në Twitter ajo bën me dije se është mirë dhe ndihet e fortë, por për shkak të rregullave do të karantinohet për dy javë.
Në shumë vende ka shpërthyer një valë e dytë infektimesh me koronavirus, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është regjistruar një tjetër rekord i zi.
Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se shpërthimi i pandemisë së COVID-19, vijon të mbetet problem për shkak se në shumicën e vendeve të botës nuk është vënë ende nën kontroll.
Një foshnje në Kosovë, disa ditë pas lindjes, është diagnostikuar me koronavirus, bënë të ditur autoritetet shëndetësore. Drejtori i Klinikës Neonatologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Xhevdet Gojnovci, tha për Radion Evropa e Lirë se foshnja është infektuar në shtëpi.
Gastriti është një sëmundje shumë e përhapur që prek organin kryesor të sistemit tretës. Simptomat e gastritit janë specifike dhe mund të evidentohen shumë thjesht. Disa nga simptomat më të lehta për t’u spikatur janë dhimbjet e stomakut, ndjesia e djegies, një tretje e ngadaltë e fryrje e organizmit.
Lëngjet e frutave dhe perimeve siç është ai me portokall, panxhar dhe karrota, janë të famshëm për vlerat ushqyese që përmbajnë. Këto lëngje zakonisht përfitohen nga shtrydhja ose copëzimi i tulit të tyre. Lëngu ka një shije të freskët dhe ka përmbajtje të lartë fibre.
Keni dëgjuar për kefirin? Bëhet fjalë për një produkt unik bulmeti, një nga më të pasurit me probiotikë në të gjithë planetin. Kefiri ka një emër unik me prejardhje nga fjala turke “keif”. Sipas të dhënave për shekuj të tërë, kefiri është përdorur në mjekësinë popullore evropiane dhe aziatike.
Ndodh gjithmonë që nëse shmang një vakt, ai i rradhës do të jetë i parezistueshëm dhe do t’ju bëjë ta teproni. Ndjesia e fryrjes sa të mos marrësh dot frymë është e keqe, ndërkohë që stomaku kalon orë të vështira. Në këtë artikull do të mësoni për ushqimet e shëndetshme që duhet të hani pasi keni kaluar një eksperiencë të fuqishme ngopjeje.
Gjykata e Lartë e SHBA e bëri të qartë të enjten se një prokuror i qytetit të Nju Jorkut ka të drejtë të shikojë të dhënat financiare të Presidentit Donald Trump, por vendosi të mos lejojë, të paktën tani për tani, që Dhoma e Përfaqësuesve e drejtuar nga demokratët, të marrë të dhëna të ngjashme financiare.
Novavax Inc., një nga kompanitë kryesorë farmaceutike në garën për të zhvilluar një vaksinë për Covid-19, do të marrë 1.6 miliardë dollarë nga programi i qeverisë amerikane për të zhvilluar vaksinën e saj eksperimentale. Fondet do ta ndihmojnë kompaninë të kryej testimin, komercializimin dhe prodhimin e një vaksine të mundshme të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të sigurohet shpërndarja e 100 milionë dozave deri në janar 2021.
Janë shtuar spekulimet se Britania mund të ndryshojë vendimin në lidhje me firmën kineze Huawei dhe të ndalojë planet e saj për prezantimin e teknologjisë së rrjetit të celular 5G në vend. Vendimi i Shteteve të Bashkuara për të ndaluar shitjen e mikroprocesorëve të kompanisë Huawei në Amerikë mund të ketë ndryshuar mendimin e Londrës. Pekini ka paralajmëruar Britaninë kundër asaj që e quan shndërrim të Kinës në një armik.
1.3 milionë të papunë të tjerë amerikanë aplikuan për të përfituar kompensim financiar javën e kaluar, raportoi të enjten Departamenti i Punës. Kjo është shenja më e fundit se punëdhënësit janë akoma duke u përballur me kohëra të vështira, ndërsa numri i rasteve të koronavirusit vazhdon të rritet.
Shkencëtarë nga e gjithë bota kanë bashkuar forcat për të zbuluar rrezikun e përhapjes së koronavirusit nga ajri. Së fundmi, një grup ekspertësh i shkruan një letër OBSH ku kërkonin rishikimin e udhëzimeve për shkak se janë evidentuar prova që tregojnë se Covid-19 mund të përhapet nga njerëz të infektuar në ajër dhe të qëndrojë pezull për disa orë.
Maskat dhe frika nga vala e dytë e koronavirusit. Këto janë kryefjalët në kontinentin evropian. Tani, të gjithë personat mbi moshën gjashtë vjeç në Katalonjë, duhet të mbajnë një maskë në publik pasi rajoni i bëri maskat të detyrueshme jashtë, edhe atje ku distancimi social është i mundur. Vendimi erdhi pas rritjes së rasteve në dhe përreth Lleida-s, ku autoritetet mund të kthejnë në fuqi një izolim strikt.
Pesë milionë njerëz në qytetin e dytë më të madh të Australisë kanë kaluar natën e parë të tyre në izolim sërish, pas rikthimit të kufizimeve të ashpra vetëm pak javë pas heqjes së tyre ndërkohë që Melburni po përballet me bilance në rritje të koronavirusit.
Tre lojtarë të tjerë të Partizanit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Sipas njoftimit zyrtar të klubit tre pjestarë të ekipit: Erald Çinari, Esat Mala dhe Kristi Kote kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dhe janë asimptomatikë.
Çdo vit, mes qershorit dhe korrikut, fushat në Kasteluco të Norcias shpërthejnë në një mozaik të pabesueshëm ngjyrash ndërsa lulet e mbjella, lulëzojnë.
Sipas mediave spanjolle Ferran Torres ka zgjedhur Realin e Madridit.
Pa Etrit Berishën në portë që vazhdon të jetë i dëmtuar, Spal e ka shumë të vështirë të marrë rezultate në Serie A.
Në vetëm 3 ndeshje të zhvilluara, Superliga e Kosovës dhuroi spektakël me 12 gola të shënuar, që sollën dhe zhvillime të rëndësishme në objektivat e mbetur sezonal. Kështu skuadra e Dritës bëri një hap të madh drejt tiullit kampion pas fitores së vështirë 2-1 kundër Feronikelit.
Tottenham lan duart me Champions Leaguen dhe tashmë rrezikon të mbetet jashtë edhe nga Europa League për sezonin e ardhshëm. Në transfertën përballë Bournemouth që luan për mbijetesë, skuadra e Jose Mourinos nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola, duke marrë një që e ngjiti në vendin e 9-të në kuotën e 49 të tillave, 2 pikë larg zonës Europa League.
Manchester United nuk i ndahet Chelsea-t dhe Leicester-it dhe tashmë e sheh veten vetëm -1 pikë nga vendin i 4-t që mbahet nga dhelpërat.
Në pjesën e fundit në Open në Top Channel po flitet për situatën e Covid-19 në vendin tonë. Edmond Mara është një qytetar i cili ka arritur të shërohet nga Covid-19. Ai bëri një rrëfim në Open ku tregoi momentet e vështira që kaloi. Sipas Marës, Covid-19 ekziston dhe është një ferr i vërtetë.
Në pjesën e fundit në Open në Top Channel po flitet për situatën e Covid-19 në vendin tonë. Për situatën foli Nevila Gjermeni, mjeke në QSUT.
Disa objekte u përfshinë nga flakët natën e së enjtes në qytetin e Durrësit, duke rrezikuar dhe objektet e tjera të banimit përreth. Banorët u evakuuan, ndërsa situata u vu nën kontroll nga shërbimi zjarrfikës.
Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte i ftuar mjeku Edmond Stojku.
Një fabrike kineze fishekzjarrësh është shndërruar në rrënoja, pas një serie shpërthimesh shkatërruese që ndodhën brenda kompleksit natën e kaluar.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosova, Ramush Haradinaj ka thënë se tash janë tri lëndë para Gjykatës Speciale dhe në këtë kohë ku ndodhet procesi, është e pamundur të ndërprehet puna e saj.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta përuroi sonte në zonën e ish-Bllokut në Tiranë themelimin e “Celtic Supporters Club Albania”.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për qasjen e ish-kryeministrit Albin Kurti në temën e ndarjes së Kosovës.
Disa shkresa e ditare u gjetën në shtëpinë e familjes Josifi, ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa vendosën të vetëflijoheshin me mosushqyerje, duke shpresuar te ringjallja.
Protestuesit në Beograd dhe qytetet e tjera serbe kanë arsye të forta për të dalë në rrugë. Sepse në zgjedhjet e 21 qershorit, ata u mashtruan nga presidenti i tyre Aleksandar Vucic, thotë Miodrag Soric.
Në studion e emisionit “Open” po flitet mbi vdekjen tragjike të Zhaneta e Anisa Josifit, të cilat vendosën të vetëflijoheshin me mosushqyerje, duke shpresuar te ringjallja.
Presidenti i bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara tha sot se kombi është në zi për vdekjen e kryeministrit Amadou Gon Coulibaly sot pasdite, pak pasi kishte kryer një mbledhje të kabinetit qeveritar.
Gazetari i Top Channel-it, Andi Bora, ishte ndër të parët që transmetoi nga vendngjarja humbjen tragjike të Zhaneta dhe Anisa Josifit, të cilat zgjodhën që të vetëflijoheshin me mosushqyerje me shpresën që do të ringjalleshin.
Një aksident është shënuar pasditen e sotme në lagjen nr. 17 në Durrës.
Një oficer i bardhë policie në SHBA është regjistruar në video duke prekur në mënyrë të pahijshme gjoksin e gruas së prangosur që po arrestonte, teksa pamjet u shpërndanë gjerësisht në rrjet dhe gruaja dëgjohet që thotë: “Kërkoj një police femër.”
Një grua në Australi, e cila para disa kohësh peshonte 107 kilogramë, ka rrëfyer sekretin se si arriti të humbasë 33 kilogramë dhe të formojë një pamje krejt të re.
Një stuhi e fuqishme ka goditur SHBA-në dhe si pasojë është krijuar një tornado e madhe, e cila ka përshkruar pjesën perëndimore të Minesotës, duke shkaktar vdekjen e një burri
Infermierja 36-vjeçare Ana Kincart po kalonte me makinë për të shkuar në klinikën e Lawrenceburg-ut në SHBA ku punonte, kur ndaloi për të ndihmuar një drejtues mjeti ishte goditur më herët, por teksa bënte këtë një tjetër automjet goditi për vdekje atë dhe shoferin e ndaluar.
Fiks Fare në bashkëpunim me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës Korçë, zgjidhin problemin e invalidit me karrocë që duhet të paraqitej atje çdo muaj siç e përcaktonte vendimi i gjykatës.
Është mbledhur Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ku në seancën e parë dëgjimore ishin të pranishëm gjyqtari i ndeshjes Bylis-Tirana, Kuxhin Xhaja, i cili u pyet rreth asaj që ai ka vënë re në atë ndeshje.
Rreth 400 fëmijë janë evakuuar sot nga kampi veror i organizuar në Korinta të Greqisë, pasi zona malore u përfshi nga zjarri dhe erërat e forta bënë që flakët të përhapeshin deri në afërsi të kampit.
Banorët e fshatit Shtyllas iu drejtuan emisionit “Fiks Fare”, pasi denoncojnë dy mbikalimet e papërfunduar në Bypass-in e Fierit.
Përmes një postimi në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dijeni gjendjen e rëndë të pacientëve që ndodhen të shtruar në Infektiv, prej Covid-19.
Në një kohë kur transporti ndërqytetas ka rinisur, por i diktuar nga rregullat për shkak të situatës me koronavirusin, ka ardhur një reagim nga kryeministri Edi Rama.
Agjencitë britanike të rendit thanë sot se grupe neo-naziste të së djathtës ekstreme po inkurajonin mbështetësit e tyre të “infektojnë qëllimisht” me koronavirus hebrenjtë dhe myslimanët, teksa tentojnë të përfitojnë sa munden nga pandemia.
Toronto e Kanadasë është goditur nga një stuhi e fuqishme që shkaktoi reshje të dendura shiu dhe si rrjedhojë shumë pemë janë rrëzuar.
Një grua 182 cm e gjatë, ka rrëfyer të gjitha paragjykimet që e kanë ndjekur, pasi u dashurua me një burrë më të shkurtër se ajo.
Teksa po mbaron një tjetër vit akademik, 2019-2020, pedagogët e jashtëm të Universitetit të Mjekësisë nuk kanë marrë ende pagesën e vitit akademik 2018-2019.
Opozita jashtëparlamentare ka lëshuar alarmin se marrëveshja e 5 qershorit për kodin e ri zgjedhor, bekuar nga ndërkombëtarët, po futen në ujëra të turbullta pas zhvillimeve të sotme në parlament.
Policia përdori sërish gazin lotsjellës mbrëmjen e të mërkurës në Beograd për të shpërndarë demonstruesit që protestojnë kundër mënyrës se si u trajtua pandemia e COVID-19-tës nga presidenti serb.
Kinezi Jiao (43), kur mjekët e shpallën si të vdekur, u kthyen në shtëpi i gjallë, gjë që tronditi familjarët e tij.
Qeveria serbe tha sot se ka anuluar planet e shtetrrethimit të kryeqytetit në fundjavë prej koronavirusit, pas dy netëve protesta masive në Beograd.
Pandemia e COVID-19 mund të shtyjë në varfëri 45 milionë persona, të cilët aktualisht figurojnë në klasën e mesme, në Amerikën Latine dhe Karaibe, paralajmëroi sot OKB.
Kryebashkiaku i Seulit, Park Won-soon u gjet i vdekur, raporton agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap.
Përfshirja e Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, ka qenë kërkesa kryesore që u është parashtruar dy ministrave të Qeverisë së Kosovës nga politikanët shqiptarë të Luginës.
Edhe pse u regjistruan pak më pak vdekje sesa dje, sot 12, dje 15, në Itali numri i të infektuarve të ri është serish në rritje.
Me kërkesën e qeverisë amerikane, autoritetet gjermane konfiskuan një server kompjuterik që përmban një numër të madh dosjesh nga agjencitë federale, shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit të SHBA, të marra gjatë vjedhjes së të dhënave në Houston muajin e kaluar.
Një çift binjakesh të lindura me kafkë të bashkuar kanë arritur të ndahen me sukses nga doktorët e spitalit Bambino Gesu në Itali.
Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar zëvendëskryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba.
Ngjarja horror e Kombinatit, në të cilën mbetën të pajeta nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi, ishte tema që u trajtua në emisionin “Shqipëria Live”.
Më 2 korrik, kryeqyteti dhe e gjithë Shqipëria u trondit nga lajmi i vdekjes së nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi.
Pas deklaratës së kreut të Ballit Kombëtar, Artur Roshi si dhe deputetëve Besnik Troplini, Fatjona Dhimitri e Suzana Topi se do të votojnë pro draftit të marrëveshjes zgjedhore që do të futet për t’u miratuar në seancën plenare në datë 23 korrik, listës u janë bashkuar edhe deputetët Lefter Maliqi dhe Gjetan Gjetani.
Pas deklaratës së kreut të Ballit Kombëtar, Artur Roshi si dhe deputetëve Besnik Troplini, Fatjona Dhimitri e Suzana Topi se do të votojnë pro draftit të marrëveshjes zgjedhore që do të futet për t’u miratuar në seancën plenare në datë 23 korrik ka reaguar deputeti Myslim Murrizi.
39-vjeçarja Anastasia Lukashova u gjet dje e plagosur rëndë pas sulmit të një ariu, teksa ishte me pushime me familjen në rajonin Severo-Yeniseysk në Rusi.