PS, ofertë për opozitën e re/ “Votoni Kodin, ndryshojmë kushtetutën”. Reagon ashpër PD: Sistemi, vetëm me referendum

09/07/2020 20:00

Opozita jashtëparlamentare ka lëshuar alarmin se marrëveshja e 5 qershorit për kodin e ri zgjedhor, bekuar nga ndërkombëtarët, po futen në ujëra të turbullta pas zhvillimeve të sotme në parlament.

Në emër të shumicës qeverisëse, Taulant Balla kërkesave për ndryshime kushtetuese të opozitës së re u bëri një ofertë konkrete.

Myslim Murrizi në emër të opozitës parlamentare, i tha jo propozimit të Taulant Ballës dhe për momentin tregoi unitet duke u larguar e gjitha nga parlamenti dhe premtuar se nuk do të bashkojë votat drejt numrit 84 me shumicën.

Oferta e Taulant Ballës prodhoi një reagim të menjëhershëm të PD-së. Reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut.

“Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë,  deklaroi selia blu.

Situata me largimin e opozitës nga parlamenti dhe reagimi me tone të forta shqetësimi nga PD-ja, detyrojë Socialistët të mbledhin grupin parlamentar dhe dalë me një qëndrim në formën e garancisë për opozitën e zotit Basha.

“Ne i qëndrojmë vendimit për të zbatuar marrëveshjen me opozitën nënshkruar më parë. Në datën 23 korrik ne do të kemi vullnetin për të votuar Kodin Zgjedhor të ri sipas marrëveshjes”, thotë grupi parlamentar socialist.

 

 

Top Channel