“Mos përfshi katolicizmin dhe myslimanizmin”/ Debati mes dy gazetareve në “Shqipëria Live”

09/07/2020 19:10

Ngjarja horror e Kombinatit, në të cilën mbetën të pajeta nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi, ishte tema që u trajtua në emisionin “Shqipëria Live”.

Të ftuara ishin dy gazetare, Juli Ristani dhe Dasara Karaiskaj. Teksa Ristani po fliste mbi mendimin e ekspertëve dhe se si personat e indoktrinuar nga një ideologji fetare, e shpërndajnë këtë doktrinë tek familjarët e tyre, ndërhyri Dasara Karaiskaj.

Ajo u shpreh se Ristani të mos përfshijë Katolicizmin dhe Myslimanizmin në këtë gjë dhe shtoi se nëse nuk ka informacionin e duhur apo formimin e duhur për të trajtuar tema të tilla, do të ishte më mire që të heshte.

Juli Ristani: Thonë që psikoza e indoktrinuar ka të bëjë me këtë që, zhvillon çrregullimet dhe më pas këto arrijnë dhe tek familjarët e tjerë. Ta besojnë dhe ato këtë mënyrë të konceptuari të jetës, këtë mënyrë të qasjes me këtë doktrinë. A je e Jehovait, a e Ungjillorëve, a e myslimanizmit a e katolicizmit.

Dasara Karaiskaj: Jo mos i ngatërro këto fare. Duhet të flasim njëherë sepse t’i po e ngatërron tani. Po fut në lojë myslimanizmin, katolicizmit, qëndro jashtë, sepse e keqja më e madhe përpara problemeve psikologjike vjen nga injoranca. Kështu që të lutem shumë, llogarit të parën injorancën dhe kur flet ki kujdes, nëse se ke formimin për të folur këtë gjë, më mirë mos fol fare.

Top Channel