Kultivim kanabisi e me armë zjarri/ Arrestohen dy persona në Sarandë, një i tretë shpallet në kërkim

10/07/2020 10:02

SARANDË – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim pasi janë kapur duke kultivuar kanabis, në vendin e quajtur “Dërmish”, Bashkia Finiq.

Policia ka vënë në pranga shtetasin S. Ç., 42 vjeç, banues në Dërmish, Finiq, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin G. O., si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në afërsi u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë e llojit TT, për të cilën u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi O. Ç., 37 vjeç, banues në Dërmish, Finiq.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Dërmishi”.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Sarandë.

Sekuestrohet edhe një armë zjarri pistoletë.

Vihen në pranga 2 shtetas, ndërsa 1 tjetër shpallet në kërkim.

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë Sarandë kanë konstatuar dhe asgjësuar disa bimë kanabis në vendin e quajtur “Dërmish”, Bashkia Finiq.

Policia ka vënë në pranga shtetasin S. Ç., 42 vjeç, banues në Dërmish, Finiq, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin G. O., si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në afërsi u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë e llojit TT, për të cilën u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi O. Ç., 37 vjeç, banues në Dërmish, Finiq.

Materialet i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel