Covid-19, ka detyruar autoritetet në Malësinë e Madhe që të mbyllin institucionin e Bashkisë.

Top Channel mëson se mbyllja e bashkisë së Malësisë së Madhe do të bëhet deri ditën e hënë.

Në këtë bashki, dy sekretare dhe shefja e shërbimeve kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe për këtë arsye dyert e bashkisë do të mbyllen për banorët në mënyrë që të bëhet dezinfektimi i ambienteve.

Vendimi për mbylljen e bashkisë deri të hënën është marrë nga kryebashkiaku Tonin Marinaj.

Top Channel