Tottenham lan duart me Champions Leaguen dhe tashmë rrezikon të mbetet jashtë edhe nga Europa League për sezonin e ardhshëm. Në transfertën përballë Bournemouth që luan për mbijetesë, skuadra e Jose Mourinos nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola, duke marrë një që e ngjiti në vendin e 9-të në kuotën e 49 të tillave, 2 pikë larg zonës Europa League.

Në minutat e fundit Spurs-at u shpëtuan nga VAR që i anuloi një gol skuadrës së Në këtë sfidë, pati dhe një dëmtim horror, me mesfushorin Adam Smith që u largua me barelë.

Smith mori një dëmtim në kokë pas një përplasje me Ben Davies dhe lojtarët menjëherë thirrën stafin mjekësor për të hyrë në fushë dhe për t’i dhënë ndihmë futbollistit të dëmtuar. gjendja e tij nuk ishte e mirë dhe u desh që t’i jepej oksigjen. Smith mori ndihmën e mjekëve dhe u deshën tetë minuta për të dalë nga fusha e blertë.

Harry Kane mendoi t’i jepte zemër lojtarit kundërshtar, duke e ngacmuar me një batutë. “Smith, ju jeni akoma i shëmtuar”. Në ndeshjen tjetër të orës 19:00 Everton barazoi 1-1 ndaj Southampton.

Top Channel