Ilustrim

ELBASAN- Tre persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në qytetin e Elbasanit.

Top Channel mëson se tre të infektuarit i përkasin stafit mjekësor të një qendre shëndetësore.  Konkretisht rastet e infektuara janë një mjek dhe dy infermiere.

Ditën e fundit në vendin tonë janë shënuar 82 raste të reja me koronavirus. Pavarësisht se dje nuk është raportuar asnjë vdekje nga koronavirusi, situata në spitalin infektiv është e rëndë. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, pacientët në terapi intensive janë duke u shtuar, ndërsa në spital janë 84 persona të shtruar.

Top Channel