Si paraqitet situata në Infektiv? Mjekja Gjermeni tregon të rejat e fundit nga situata e Covid-19

09/07/2020 23:27

Në pjesën e fundit në Open në Top Channel po flitet për situatën e Covid-19 në vendin tonë. Për situatën foli Nevila Gjermeni, mjeke në QSUT.

Gjermeni tha se gjendja në spital paraqitet shumë serioze dhe kjo situatë ka ardhur nga neglizhenca jonë si qytetarë.

Si paraqitet situata në infektiv?- e pyeti Eni Vasili.

“Situata paraqitet shumë serioze. Kemi një numër të lartë të shtruar në spital, dhe kemi pacientë në terapi intensive. Me hapjen e vendit pritej një rritje e numrit të rasteve të reja, por jo në këtë situatë. Kjo ka ardhur nga neglizhenca jonë pasi menduam që me hapjen virusi u largua. Ka ardhur nga neglizhenca jonë si qytetarë”- tha Gjermeni.

Top Channel