Problemet për kryeministrin spanjoll nuk kanë fund, akuzat ndaj gruas, vëllait dhe miqve të tij më të mirë ‘shkundin’ themelet politike të Sanchezit
Temperatura mesatare globale pritet të tejkalojë nivelet paraindustriale, me 1,5 gradë, në të paktën një nga pesë vitet e ardhshme, sipas një studimi të paraqitur sot nga Organizata Botërore e Meteorologjisë (OBM).
“Ky studim tregon, me një nivel të lartë të aftësive shkencore, sfidën e madhe përpara drejt përmbushjes së objektivit të Marrëveshjes së Parisit për Ndryshimin e Klimës, për të ruajtur gjatë këtij shekulli një ngritje globale të temperaturës shumë më poshtë se 2 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale dhe për të vazhduar me përpjekjet për të kufizuar rritjen e temperaturave edhe më lart se 1,5 gradë Celsius”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OBM-së, Petteri Taalas.
Ekspertët bënë një parashikim veçanërisht drastik për rajonin e Arktikut, i cili ka të ngjarë që këtë vit të jetë ngrohur më shumë se dy herë mesatarja globale.
Top Channel