Durrës/ Përplas 6-vjeçarin dhe largohet, policia në ndjekje të autorit…

09/07/2020 21:37

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në lagjen nr. 17 në Durrës.

Raportohet se një makinë, ende e paidentifikuar, ka aksidentuar fëmijën A.B 6 vjeç, i cili momentalisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. Në njoftim thuhet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i plotë të policisë:

Më datë 09.07.2020, rreth orës 19:00, në lagjen nr.17, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar shtetasin e mitur A.B., rreth 6 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Top Channel