Në vetëm 3 ndeshje të zhvilluara, Superliga e Kosovës dhuroi spektakël me 12 gola të shënuar, që sollën dhe zhvillime të rëndësishme në objektivat e mbetur sezonal. Kështu skuadra e Dritës bëri një hap të madh drejt tiullit kampion pas fitores së vështirë 2-1 kundër Feronikelit.

Vucaj dhe Gerbeshi shënuan për formacionin nga Gjilani që arriti ti mbijetojë ofensivës së miqve nga Drenasi, e tani e sheh veten me 5 pikë larg ndjekësve.

Vushtria e rënë nga elita e futbollit të Kosovës i krijoi probleme Trepçës 89′ me barazimin 1-1 e tani mbijetesa kthehet në një rebus pas surprizës së hidhur që vuajtën minatorët 1 minutë nga fundi.

Flamurtari mundi 4-3 Dukagjinin, një skuadër e rënë nga Superliga por që qëndroi fort dhe dhuroi spektakël ndaj formacionit nga kryeqyteti. Deri në përfundim të kampionatit kosovar kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe katër ndeshje. Drita, Ballkani, Gjilani dhe Prishtina janë ekipet në garë për titullin kampion.

Top Channel