Vdes papritur kryeministri 61-vjeçar pas mbledhjes së qeverisë

09/07/2020 21:48

Presidenti i bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara tha sot se kombi është në zi për vdekjen e kryeministrit Amadou Gon Coulibaly sot pasdite, pak pasi kishte kryer një mbledhje të kabinetit qeveritar.

Ai e përshkruante kryeministrin si bashkëpunëtorin më të mirë të 30-viteve. 61-vjeçari Coulibaly ishte zgjedhur gjithashtu si kandidati i partisë në pushtet për zgjedhjet presidenciale të tetorit.

Kryeministri ishte kthyer së fundmi nga një qëndrim dy-mujor në Francë ku po kryente kontrolle mjekësore.

Asokohe qeveria kishte njoftuar se “pas ekzaminimeve në spitalin Pitié-Salpêtrière kryeministri do të bëjë disa javë pushim, sipas rekomandimit të doktorëve.”

Coulibaly ishte kthyer në Bregun e Fildishtë të enjten. Në mesazhin e tij President Ouattara tha, “Përshendes kujtimin e këtij burri shteti, besnikërinë dhe përkushtimin dhe dashurinë për atdheun”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel