Teksa po mbaron një tjetër vit akademik, 2019-2020, pedagogët e jashtëm të Universitetit të Mjekësisë nuk kanë marrë ende pagesën e vitit akademik 2018-2019.

“Është vendosur muaji shtator që jepet pagesa. Pra mësimi mbaron në korrik është sezoni i vjeshtës e më pas merret pagesa. Mirëpo në këtë rast kemi që nga shtatori i 2019 që duhet të merrnin pagesën e vitit të kaluar e nuk e kemi marr. 10 muaj vonesë. Problemi është dhe për bashkëshorten time duhet të merrte 720 mijë lekë në vit që ende se ka marr. Edhe kolegët e mi të Universitetit të Tiranës thonë që kemi të njëjtën problemë me pagën e vitit të kaluar. Pa diskutim qe jemi interesuar e kur shkojmë atje thonë s’kemi ç’themi e ka në dorë bordi”, shprehet Erges Eskiu, pedagog.

Jo vetëm që nuk e kemi marrë pagën, tregon për Top Channel, pedagogu i logopedisë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike që jep mësim prej 4 vitesh, por dy vitet e fundit pagesa nuk ka të njëjtën vlerë.

“Nuk na kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi në mënyrë arbitrare është vendosur ky çmim, është përgjysmuar. Nëse merrnim 13 mijë e 2qind lekë të vjetra për një orë këtë vit marrim 660 lekë të vjetra. Dhe ato s’na i kanë dhënë akoma. Problemi ka ardhur pas reformës arsimore e protestave të studentëve. Për te mbuluar bursat e ekselencës, na kanë përgjysmuar lekët neve. Ministria i ka hequr nga xhepat tanë”, sqaron Eskiu.

Top Channel