Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte i ftuar mjeku Edmond Stojku.

Teksa po fliste në lidhje me situatën e pandemisë dhe ruajtjes nga një infektim i mundshëm, mjeku paralajmëroi se COVID-19 mund të zgjasë deri në dy vite.

“Po të bëjmë një farë përllogaritjeje, ne kemi arritur që të kemi një fuqi psikologjike për popullatën, që të ruhesh gjatë gjithë kohës së pandemisë, e cila mund të zgjasë deri në dy vite, është normë. Pandemitë kanë cikël, cikli shkon deri në dy vjet”, u shpreh mjeku.

Top Channel