Disa objekte u përfshinë nga flakët natën e së enjtes në qytetin e Durrësit, duke rrezikuar dhe objektet e tjera të banimit përreth. Banorët u evakuuan, ndërsa situata u vu nën kontroll nga shërbimi zjarrfikës.

Gjithsesi, një objekt magazinimi, një lokal, dyqan dhe një banesë pësuan dëme materiale. Të lënduar në njerëz nuk pati.

Ngjarja ndodhi pranë sheshit ”Pranvera” dhe stacionit të autobusëve urbanë të plazhit në Durrës. Zjarri u përhap në objektet e ulëta i ndihmuar dhe nga materiali pupulit, tallash i presuar. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike ose ngarkesë në rrjetin e amortizuar elektrik të njërit prej objekteve ku ra zjarri fillimisht, po do të jenë veprimet e mëtejshme që do zbardhin shkakun e zjarrit.

Për shkak të errësirës, ekspertët do bëjnë këqyrjen e vendngjarjes gjatë ditës së premte. Më parë një tjetër vatër zjarri u shfaq në ish-bazën e Hekurudhës në plazhin e Durrësit.

Top Channel