Viola von Cramon: Kosova është shumë e interesuar për marrëveshje me Serbinë

10/07/2020 11:20
EPRS / DG EXPO Experts Workshop ' EU Civil Society instrument for Western Balkans, Turkey and the Eastern Partnership '

Eurodeputetja gjermane Viola von Cramon- Taubadel, raportuesja e grupit parlamentar të të gjelbërve/EFA për Kosovën, shpreson shumë tek dialogu Kosovë-Serbi. Por në një intervistë për DW, ajo thotë se ndërsa Kosova është shumë e interesuar për marrëveshje, të njëjtën gjë duhet të reflektojë edhe Serbia.

“Unë kërkoj më shumë që Këshilli i BE-së, Merkel dhe Vuçic të bëhen më aktiv. Ne si parlament mund t’i shoqërojmë zhvillimet deri në një gradë të caktuar dhe të shtrojmë detyrat që duhen arritur, por ne duhet të punojmë krah për krah me Komisionin dhe me Këshillin e BE. Me thënë të drejtën, mua më mungon përkrahja e tyre.

Në Serbi ka shumë njerëz që janë të pakënaqur. Një pjesë e mirë e shoqërisë serbe nuk do që të durojë më presionin që bën Vuçic, dhe natyrisht ka nevojë për përkrahje nga ana e bllokut për të pasur shtetin e së drejtës, për reformën në sistemin e drejtësisë, për të pasur një politikë tjetër shtetërore e kështu me radhë”, tha raportuesja.

Ajo shtoi se për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, interesi duhet të jetë i madh për të arritur tek mirëkuptimi reciprok për të patur një marrëveshje, në mënyrë që të arrihet integrimi rajonal i të dy vendeve.

Kjo ka të bëjë me ekonominë, energjinë, integrimin në tregun energjetik, pra na duhet një perspektivë për të dy vendet dhe për këtë duhet arritur një ditë një mirëkuptim.

Ndërkohë janë bërë shumë hapa në drejtimin e duhur dhe unë shoh interes të madh nga të dy vendet që të afrohen. Unë e di se në Kosovë ka shumë lëvizje dhe shumë gatishmëri për të arritur tek marrëveshja. Unë shpresoj dhe po drejtoj një apel që edhe në Serbi të ndodhë kështu, tha von Cramon.

Top Channel