Manchester United nuk i ndahet Chelsea-t dhe Leicester-it dhe tashmë e sheh veten vetëm -1 pikë nga vendin i 4-t që mbahet nga dhelpërat.

Në javën e 34-t “Djatë e Kuq” morën fitoren e 4-t rresht me 3 gola diferencë në kampionat pasi triumfuan 0-3 në Villa Park ndaj Aston Villas.

Për të fundosur akoma edhe më shumë Villan në renditje menduan tre lojtarët më në formë për United për momentin. Bruno Fernandes që kthehu në gol një 11-metërsh të fituar nga vetë ai.

Greenwood që në minutën e 5-të shtesë të pjesës së parë i çoi shifrat në 0-2 dhe dhe Paul Pogba që në pjesën e dytë me golin e tij vulosi suksesin e Manchester United, që me këtë fitore u ngjit në kuotën e 58 pikëve.

Top Channel