​Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, humb jetën 17-vjeçari

10/07/2020 09:54

Sot rreth orës 05:40, në rrugën rajonale Prishtinë- Mitrovicë, gjegjësisht në fshatin Shupkovc, ka ndodhur një aksident trafiku me vdekje, ku i përfshirë ishte një automjet me targa vendore.

Aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes se automjetit kushteve dhe fushëpamjes së rrugës, ku dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dal jashtë rruge dhe rrokulliset poshtë urës, ku me pas automjeti ishte përfshirë nga zjarri.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri arrin të dal nga automjeti kurse shoferi mbetet brenda automjetit.

Në vendngjarje përveç njësive policore ka dalë mjeku kujdestar i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e A.K,. 17 vjeçar, kurse pasagjeri I.A., 20 vjeçar është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovice për trajtim dhe është jashtë rreziku për jetë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Top Channel