“Në shkresat e gjetura ishte dhe emri i pastorit”/ Ngjarja e Kombinatit, gazetari përballet me Akil Panon

09/07/2020 22:28

Disa shkresa e ditare u gjetën në shtëpinë e familjes Josifi, ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa vendosën të vetëflijoheshin me mosushqyerje, duke shpresuar te ringjallja.

Citime të Dhjatës së Vjetër dhe pasazhe të tjera u gjetën të ilustruara në to. Ndër të cilat, një shkresë i atribuohej pastorit Akil Pano dhe mbante të shënuar 20 gushtin e vitit 2006. Këto detaje u zbuluan nga gazetari Andi Bora, i cili i bëri publike në studion e emisionit “Open”. I ftuar ishte gjithashtu edhe pastori Pano, që mbeti i surprizuar nga këto të dhëna. Ai u shpreh se që nga viti 2004, çdo ditë është në radio. Duke shtuar se po përjetonte emocione të përziera, trishtimi dhe krenarie.

Andi Bora: Këtu shkruhet predikimi pastor Akili 20 gusht 2006. Nuk e di si mund të të kenë ndjekur këto vajza. Këto janë të dhëna që i kam gjetur brenda shtëpisë së tyre.

Akil Pano: Unë jam që nga viti 2004 në radio, çdo ditë.

Andi Bora: Tema është perëndia nuk ndryshon.

Akil Pano: Më mahnit fakti që del emri im aty në 2006-ën.

Andi Bora: Këto janë shënimet e vajzave që kam gjetur brenda shtëpisë. Shkrimi është i vështirë. “Unë jam Zoti nuk ndryshoj, dashuri e drejtë, s’është ndryshe, ai s’pendohet si ne. Pushtetet ngrihen e ngrihen, perandori i aftë apo jo.”

Akil Pano: Unë jam një person publik, unë personalisht dhe nga udhëheqësit e kishës tonë nuk i njohin vajzat. S’e përjashtoj veten dhe të them që vajzat nuk janë pjesë të miat, sikur i krishteri është i afërmi im, e myslimani i afërmi im. Shiko sipas dëshmive, në fakt ato kanë qenë pjesëtare e një kishe për tre vite me radhë, në fund të këtij trevjeçari ato u larguan. Unë mora kontakt me pastorin dhe nuk kam dëgjuar shumë informacione. Njerëzit atashohen në kishë, kisha nuk është një institucion i centralizuar kontrolli. Jam pa fjalë, jam i prekur, i trishtuar në shpirtin tim.

Top Channel