Problemet për kryeministrin spanjoll nuk kanë fund, akuzat ndaj gruas, vëllait dhe miqve të tij më të mirë ‘shkundin’ themelet politike të Sanchezit
Agjencitë britanike të rendit thanë sot se grupe neo-naziste të së djathtës ekstreme po inkurajonin mbështetësit e tyre të “infektojnë qëllimisht” me koronavirus hebrenjtë dhe myslimanët, teksa tentojnë të përfitojnë sa munden nga pandemia.
Komisioni britanik anti-ekstremizëm tha se kishte marrë raportime në rritje se ekstremistët islamistë dhe të së djathtës ekstreme po shfrytëzojnë krizën për të mbjellë përçarje, racizëm e ksenofobi, duke shpërndarë informacione të rreme në të gjithë spektrin ideologjik.
Raporti mes të tjerash thoshte: “Grupe islamiste po shpërndajnë propagandë anti-demokratike e anti-perëndimore, duke pretenduar se Covid-19 është dënimi hyjnor për ‘degjenerimin’ perëndimor.
“Aktivistët e të djathtës ekstreme britanike apo të grupeve neo-naziste po nxisin njerëz të infektojnë me koronavirus grupe të caktuara”.
Ndërsa politikanët e të djathtës ekstreme dhe kompanitë e lajmeve po e përdorin virusin për të avancuar agjendën e tyre “antiemigracion dhe populiste”, thuhej në raportin britanik.
Koordinatori britanik i parandalimit terrorizmit Nik Adams, tha se njerëzit e dobët tërhiqen drejt këtyre teorive apo dhe aktiviteteve terroriste, në një kohë kur shkollat, shërbimet e shëndetit mendor apo shëndetit publik, janë goditur nga pandemia, shkruan CNN.
Top Channel