Autoritetet: Neo-nazistët po nxisin mbështetësit të infektojnë me Covid-19 hebrenjtë e myslimanët

09/07/2020 20:26

Agjencitë britanike të rendit thanë sot se grupe neo-naziste të së djathtës ekstreme po inkurajonin mbështetësit e tyre të “infektojnë qëllimisht” me koronavirus hebrenjtë dhe myslimanët, teksa tentojnë të përfitojnë sa munden nga pandemia.

Komisioni britanik anti-ekstremizëm tha se kishte marrë raportime në rritje se ekstremistët islamistë dhe të së djathtës ekstreme po shfrytëzojnë krizën për të mbjellë përçarje, racizëm e ksenofobi, duke shpërndarë informacione të rreme në të gjithë spektrin ideologjik.

Raporti mes të tjerash thoshte: “Grupe islamiste po shpërndajnë propagandë anti-demokratike e anti-perëndimore, duke pretenduar se Covid-19 është dënimi hyjnor për ‘degjenerimin’ perëndimor.

“Aktivistët e të djathtës ekstreme britanike apo të grupeve neo-naziste po nxisin njerëz të infektojnë me koronavirus grupe të caktuara”.

Ndërsa politikanët e të djathtës ekstreme dhe kompanitë e lajmeve po e përdorin virusin për të avancuar agjendën e tyre “antiemigracion dhe populiste”, thuhej në raportin britanik.

Koordinatori britanik i parandalimit terrorizmit Nik Adams, tha se njerëzit e dobët tërhiqen drejt këtyre teorive apo dhe aktiviteteve terroriste, në një kohë kur shkollat, shërbimet e shëndetit mendor apo shëndetit publik, janë goditur nga pandemia, shkruan CNN.

 

FOTO GALERI
2/3
Ndërsa politikanët e të djathtës ekstreme dhe kompanitë e lajmeve po e përdorin virusin për të avancuar axhendën e tyre

Top Channel