Dalin në dritë detaje të reja, Andi Bora: Blerta Josifi para disa vitesh ka vuajtur nga depresioni

09/07/2020 22:05

Në studion e emisionit “Open” po flitet mbi vdekjen tragjike të Zhaneta e Anisa Josifit, të cilat vendosën të vetëflijoheshin me mosushqyerje, duke shpresuar te ringjallja.

Sakaq, gazetari Andi Bora ka zbuluar detaje të reja në lidhje me të mbijetuarën e familjes Josifi, Blertën. Duke iu referuar burimeve të besueshme, gazetari Bora zbuloi se Blerta, disa vite më parë është trajtuar në spital, pasi vuante nga depresioni, duke cituar dhe ilaçet që ajo ka marrë. Një shpjegim për këtë dha edhe mjeku Neli Demi, i cili gjithashtu është i ftuar në studio.

Andi Bora: Ka një konfirmim. Blerta kohët e fundit ka vuajtur nga një gjendje depresioni e rëndë, për të cilën është trajtuar. Kjo ka ndodhur përpara tre ose katër viteve.

Neli Demi: Unë nuk e di nëse ky informacion është plotësisht i saktë, përsa i përket termit depresion. Depresioni e bën personin të vuajë shumë, natyra e kësaj ngjarjeje nuk tregon praninë e depresionit. Fjala depresion keqpërdoret nga media. Depresioni mund të bashkëekzistojë me disa çrregullime të tjera, është një deluzion kolektiv. Deluzioni si term do të thotë bindje e pandryshueshme që individët kanë nga mënyrat se si ndodhin gjërat. Mendja njerëzore është në gjendje që ta interpretojnë këtë fakt në interpretime të shumta. Gjërat që ne lexojmë, dëgjojmë, diçka që është jashtë nesh interpretohet brenda nesh. Trajtimi është me antidepresivë, trajton depresionin dhe ankthin. Gjërat nuk vihen re menjëherë. Nuk mund të nisemi nga disa të dhëna të kemi përfundime të gabuara.

Top Channel