Atalanta dhe Interi e kanë shënuar nga një gol (1-1) në ndeshjen e xhiros së shtatë në Serie A që u zhvillua në Bergamo.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka uruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, duke thënë se shpreson që do të vazhdojë bashkëpunimin ashtu sikurse ka pasur Serbia ka presidentin aktual amerikan, Domald Trump.
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Joe Biden vendosi sot formimin e një komisioni prej 12 anëtarësh si përparësinë e tij të parë, i cili do të ketë vetëm një detyrë, të gjejë një mënyrë për Amerikën për të luftuar COVID-19.
Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, aktori i madh i humorit, Koço Devole. Ai ka qenë në intubim, i shtruar në Spitalin e Infektivit.
Shumë persona mund të tremben kur fillojnë të kenë dhimbje koke dhe këtë e lidhin me COVID-19.
Të shtunën mbrëma në “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën ishin të ftuar çiftet më në zë të showbiz-it shqiptar.
Gazetari dhe deputeti i njohur Milaim Zeka dhe bashkëshortja e tij Edlira Qefalija ishin të ftuar në puntatën e shtatë të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.
Ndarja nga jeta e aktorit të njohur Koço Devole, ka vendosur në zi artin shqiptar. Aktori ishte shtruar prej ditësh në spital pasi ishte infektuar me COVID-19.
Xhevdet Thaçi, kreu i Degës së Veteranëve në Has ka hedhur poshtë akuzat se disa prej ish-luftëtarëve të UCK-së kanë pasur bazat e tyre të fshehta në Shqipëri, ku dyshohet se kanë kryer edhe torturat çnjerëzore për të cilat akuzohen në Gjykatën e Hagës.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në twitter: Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifesirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakëe së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve tê marrë në pyetje! Fakti që nuk ke gjunj të përballesh as me pyetjen, pse e votoi PD-LSI raportin e Dick Marty kur ne e votuam kundër(?), tregon se ti as ke qenë, as je, as bëhesh dot lideri i opozitës, po mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës!
Pas një heshtjeje disa ditëshe, duke preferuar të mos bënin komente për zgjedhjet presidenciale amerikane, udhëheqës botërorë, përfshirë Kryeministrin britanik Boris Johnson dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel përgëzuan zotin Biden dje pasi u njoftuan rezultatet e votimeve në Pensilvani duke e nxjerrë atë si fituesin e pritshëm në garën presidenciale.
“Ende ka shpresë”, kënga e realizuar nga çifti i këngëtarëve Mariam Cami dhe Alban Skënderaj, u risoll në një tjetër version, atë të kënduar e interpretuar prej fëmijëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë me përpikmëri rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Është e rëndësishme të shmangen lëvizjet e panevojshme dhe të kufizohen kontaktet, për të parandaluar përhapjen e COVID19.
Demokrati Joe Biden do ta marrë detyrën si presidenti i ardhshëm amerikan i një vendi që po përballet me një pandemi vdekjeprurëse, një ekonomi në vështirësi dhe një publik thellësisht të ndarë.
“Dream Team”, është një nga rubrikat më të dashura të “E Diell”.
Erdhi e diela, bashkë me të u rikthye rubrika “N’fermë”, në “E Diell”. Këtë puntatë, të ftuar ishin, këngëtarja Irini Qiriako, aktorja Eva Alikaj, spikerja e lajmeve Ola Bruko, modelja e fitness-it, Dorina Mema dhe violonçelisti Iljard Shaba.
Aktorja Eva Alikaj, ishte e ftuar në rubrikën “N’fermë”, në “E Diell”. Teksa po qëndronte e ulur në një lëndinë, së bashku me gazetarin Ervin Kurti, Eva tregoi se cili është aktori më tërheqës i para viteve 90-të.
Dorina Ndreka e klinikës së ligjit prej vitesh përfaqëson në gjykatë të drejtat e banorëve nga zona të ndryshme të cilëve sipas saj përgjatë investimeve ju shkelen të drejtat.
Eva Alikaj, ishe një nga personazhet e ftuar në rubrikën “N’fermë”, në “E Diell”.
Modelja e Fitness-it, Dorina Mema, ishte e ftuar në rubrikën “N’fermë”, në “E Diell”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 11 viktima nga coronavirusi, kurse janë raportuar 730 raste të reja me këtë virus, duke çuar në 24, 155 numrin e përgjithshëm të prekurve me COVID-19.
Aktorja Jennifer Lawrence nuk ishte në gjendje të përmbante lumturinë e saj të shtunën, pasi mësoi se Joe Biden kishte fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 kundër Donald Trump.
Me anë të “KinoStar”, emisioni “E Diell”, ka menduar të “sjellë Hollywood-in” në shtëpitë tuaja.
Lazio dhe Juventus kanë ndarë pikët në derbin e xhiros së shtatë në Serie A.
Një ushtare në Spanjë është dënuar me burg, pasi akuzohet se i pa prerë fytin me një shishe të thyer shoqes së saj, po ushtare, pasi kishin 14 orë që pinin pije alkoolike.
Kanë kaluar 31 vjet që nga shembja e Murit të Berlinit, i cili ishte bërë simbol i Luftës së Ftohtë.
Presidenti, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Aktorja e njohur Arjola Demiri ka rrëfyer në media se jeta e saj ka qenë tepër e vështirë. Në moshë shumë të re, ajo u divorcua nga i shoqi, e kësisoj për shumë vite ia dedikojë të gjithë kohën e saj edukimit dhe rritjes së fëmijëve.
Rubrika “Trotuar” në “E Diell”, trajton tema që lidhen me përditshmërinë tonë. “Karrierë falë favoreve”, kjo ishte tema që u argumentua puntatën e kësaj të diele.
Atalanta dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së shtatë në Serie A.
Shefi i Hamasit Ismail Haniyeh i ka bërë thirrje presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së Joe Biden të tërheqë të ashtuquajturën “marrëveshje të shekullit” të presidentit në largim Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pamjet në një video të së shtunës treguan dy persona që i kthyen pronarit 4.500 lira turke (526 dollarë) pasi paratë u shpërndanë nga era në rajonin Manavgat në jugperëndim të Antalyas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Arjola Demiri është një nga aktoret më të dashura shqiptare. Ajo është e angazhuar në spektaklin e humorit “Portokalli” dhe roli i saj te “Çifti i Lumtur” është tepër i vlerësuar nga publiku.
Protestuesit kundër qeverisë janë mbledhur më 8 nëntor në Minsk, për të 13-ën të diele me radhë, duke kërkuar dorëheqjen e Alyaksandr Lukashenkas dhe zgjedhje të reja.
Eljo Hysko është kryetari i organizatës rinore brenda Partisë Socialiste, e njohur si “FRESSH”, njëherazi edhe deputet në parlamentin shqiptar.
Lëvizja palestineze Xhihadi Islam deklaroi se nuk presin një ndryshim në politikën e SHBA-së ndaj çështjes së Palestinës.
Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador të shtunën deklaroi se do të jetë i përmbajtur nga shpallja e cilitdo kandidat si fitues në zgjedhjet e SHBA-së.
Irani shpreson se politika amerikane do të ndryshojë pas fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale, ka thënë nën-presidenti i Republikës Islamike, Eshaq Jahangiri, transmeton dpa.
Pas postimit të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i kërkonte Edi Ramës që të linte lërë lojërat politike dhe t’u jepte përgjigje disa pyetjeve lidhur me situatën në vend, të shkaktuar nga Covid-19, ka reaguar vetë kryeministri.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e nisi mëngjesin e sotëm me një takim me stafin e Lagjes 13, ku u shpreh se projektet e mira sulmohen, por në fund për to flet puna.
Operacioni policor i koduar “Perimetri” goditi një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Kur shkollat mbyllën dyert pas shpërthimit të pandemisë, me hapjen e tyre një botë e re arsimore u duk.
Maskat nuk i ndalin tingujt.
Turma mbështetësish dolën në rrugë në qytetet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke festuar disfatën e Trump-it, ndërsa vende perëndimore si Gjermania, që kanë patur marrëdhënie të trazuara me republikanin nxituan të uronin Biden-in.
Përmes një postimi në Twitter, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Edi Rama, që të lërë lojërat politike dhe t’u japë përgjigje disa pyetjeve lidhur me situatën në vend, të shkaktuar nga Covid-19.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim ligjin për gjendjen civile.
Është kapur dhe ndaluar në Tiranë një 30-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, si dhe është arrestuar një 36-vjeçar, që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
“Shpërndajeni ngado. Shpërndani besimin. Zoti ju do të gjithëve. Zoti e bekoftë Amerikën. Faleminderit. Faleminderit”, u shpreh Biden.
Pas fitores së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, aktorët kryesorë të politikës shqiptare kanë reaguar sa i takon rezultatit zgjedhor.
Përmes një postimi në Twitter, Edi Rama ka folur sërish sa i takon raportit të ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty mbi UÇK-në.
Gjatë katër viteve të shkuara, presidenti Donald Trump ka kaluar ditë të mira dhe të këqija. Por 7 nëntori, dita në të cilën humbi zgjedhjet, ishte një ditë si asnjë tjetër.
Dy persona kanë rënë në pranga në Elbasan, pasi goditën dhe kanosën me mjet të mprehtë një person të tretë.
Pas protestave të shumta dhe grevës së tejzgjatur të urisë, më në fund naftëtarët kanë vendosur që ditën e hënë, pra nesër, të fillojnë bisedimet me qeverinë dhe kryeministrin për gjetjen e një zgjidhjeje.
Një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, siç do ta cilësonte mëngjesin e sotëm presidenti Ilir Meta në mesazhin e tij të ngushëllimit, artisti Koço Devole ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare.
Vala e dytë e koronës që ka përfshirë të gjithë Evropën rrezikon rimëkëmbjen e ekonomisë, konstaton Komisioni Evropian në Bruksel. Prognozat janë pesimiste.
Përmes një video-mesazhi, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu fton qytetarët të besojnë atë çfarë thotë shkenca, duke i mëshuar kështu rëndësisë së maskës, në këtë kohë pandemie.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev njoftoi se 16 fshatra të tjerë janë çliruar nga pushtimi i Armenisë në vazhdën e operacioneve për çlirimin e territoreve të pushtuara.
Ka rënë në pranga në Durrës, një 30-vjeçar, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytet.
Mëngjesin e sotëm, bota e artit dhe adhuruesit e humorit të Koço Devoles e asaj çka ai përfaqësonte do t’u duhej të përballeshin me një lajm të trishtë; artisti ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare.
Suedia nuk e ndoqi strategjinë e vendeve evropiane me rregulla të detyrueshme karantine, por u bazua vetëm tek rekomandimet. A ka më shumë sukses ky vend me këtë strategji apo është më i rrezikuari?
Fill pas lajmit të trishtë, se artisti i madh i humorit, Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Sot në planprogram për t’u zhvilluar janë disa ndeshje shumë interesante nga kampionatet elitare evropiane, si ajo angleze, italiane, gjermane dhe spanjolle.
Ndërhyrja në kohë e policisë ka parandaluar atë çka mund të përfundonte në një tragjedi familjare.
Mbi lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të artistit të humorit, Koço Devole ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Fryma armiqësore ndaj demokracisë dhe ajo e shkatërrimit që solli Donald Trump nuk janë zhdukur me fitoren e Joe Bidenit. SHBA në politikën e brendshme ndodhet para kohëve të vështira, mendon Ines Pohl.
Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, aktori i humorit, Koço Devole.
Dy persona janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale, si dhe një drejtues mjeti ka rënë në pranga në qytetin e Durrësit.
Numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë ka arritur në 744. Ndërsa nga 13 marsi kur edhe u shënuan rastet e para, në Kosovë kanë rezultuar pozitivë 23 mijë e 425 persona.
Është kryer me sukses lëvizja e një ndërtese të vjetër në lindje të qytetit Huangpu në Shangai. E gjithë lëvizja u bë me anë të një teknoligjie të avancuar të cilët inxhinierët e quajnë “makineria e ecjes”.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që në zonat malore gjatë paradites do të ketë edhe reshje lokale.
Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes. Jo më kot, ekspertët nuk reshtin së vlerësuari mëngjesin si vaktin më të rëndësishëm të ditës. Në mëngjes, trupi merr të gjithë ushqyesit e nevojshëm falë të cilëve mund të përballojë sfidat e ditës.
Shëndeti i veshkave është thelbësor për mirëqenien tonë. Problemet me veshkat shkaktojnë sëmundje të tjera kardiovaskulare. Për fat të mirë ka disa ushqime që i mbajnë veshkat të shëndetshme, falë antioksidantëve që janë armiq të sëmundjeve kronike.
Rrahjet e zemrës funksionojnë si tik taku i orës, vazhdojnë pa pushuar asnjë sekondë gjatë gjithë jetës. Zemra, organi më i rëndësishëm i të gjithë trupit, pompon gjak dhe rreh thuajse në mënyrë precize pa pushim. Ritmin e mrekullueshëm të saj mund ta ndjeni fare lehtë, duke vendosur dorën lehtë mbi kraharor. Megjithëse është një ndër organet më të fuqishme të të gjithë orgnizmit, as zemra nuk është imune ndaj problemeve.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka pretenduar se ka fituar zgjedhjet e 3 nëntorit, duke thënë se ka fituar 71,000,000 vota në mënyrë të ligjshme. Ai i ka bërë këto komente, pasi mediat amerikane kanë parashikuar se kandidati demokrat, Joe Biden ka fituar zgjedhjet andaj do të jetë presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka uruar Joe Bidenin për pozitën e presidentit të ardhshëm amerikan dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.
Në kryeqytetin Uashington, ndërsa përhapej lajmi për fitoren e kandidatit demokrat Joe Biden, kudo filluan të dëgjohen brohoritje dhe duartrokitje. Shumë njerëz u binin borive të makinave në rrugët kryesore, të tjerë kishin dalë në ballkone dhe bënin zhurmë duke u rënë enëve të kuzhinës. Zhurma bëhej gjithnjë e më e fortë sa më shumë njerëz mësonin lajmin. Disa qanin. Të tjerë kishin ngritur muzikën me këngë si “We are the champions” (Ne jemi kampionët).
Pa përmendur drejtpërdrejt rivalin e tij republikan, Presidenti i zgjedhur Joe Biden iu drejtua të shtunën mbrëma 70 milion amerikanëve të cilët votuan në mbështetje të Presidentit Trump, disa prej të cilëve dolën në rrugë për të demonstruar kundër rezultateve:
Udhëheqës evropianë dhe ata të NATO-s përgëzuan kandidatin demokrat Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e cilësoi ditë të shkëlqyeshme për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.
Ekipi i presidentit republikan Donald Trump tha të shtunën se kishte ngritur padi në Arizona, në të cilën pretendon se qarku më i populluar i këtij shteti jugperëndimor skualifikoi në mënyrë të gabuar një numër votash të hedhura ditën e zgjedhjeve nga disa votues.
Pasi u shpall fitues, Joe Biden mbajti fjalimin e parë si president. Ai foli nga Delaware ku tha se amerikanët kanë folur dhe se ai do të jetë president i unitetit të amerikanëve.
Kanye West shkaktoi habi të madhe me vendimin e tij për të marrë pjesë në garën për Shtëpinë e Bardhë, vendim të cilit i qëndroi deri në fund. Emri i reperi u shfaq në fletët e votimit në 12 shtete, duke humbur afatin e regjistrimit në shumicën e shteteve të tjera.
Në Bundesligën gjermane, Lajpzig rikonfirmohet surpriza e sezonit pasi harroi shpejt disfatën e fundit duke mundur 3-0 Frajburgun.
Menjëherë pasi rrjetet televizive njoftuan se Joe Biden kishte fituar Pensilvaninë, e për rrjedhojë, kishte siguruar votat e nevojshme për presidencën amerikane, analistët në SHBA shpërthyen në komente për këtë zhvillim, i cili ishte i pritshëm tashmë.
Një grua për herë të parë në historinë e Shteve të Bashkuara të Amerikës do të mbajë postin e zv/presidentes. Kamala Harris, është emblema e Amerikës multietnike.
Joe Biden është përpjekur prej tre dekadash të bëhej president. Tani, ëndrra e tij u bë realitet. Ai kishte gjithë çfarë duhej për të fituar, por a ka vallë qëndrueshmërinë që nevojitet për katër vite në Shtëpinë e Bardhë? Kur të bëjë betimin në 20 janar të vitit 2021, Biden do të jetë 78 vjeç, presidenti më i vjetër në histori në momentin e marrjes së postit.
Në prag të përballjes më të rëndësishme të javës në Serinë A, Juventus-Lazio, trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo, i shpreh se nuk i intereson shumë situata kaotike me tamponet në kampin kundërshtar.
PSG fitoi thellë ndaj Rennen në javë e 10-të të Ligue 1 falë dyshes Moise Kean-Di Maria dhe thellon diferencën më ndjekësit më të afërt në renditjen e përgjithshme. Kampionët e Francës dominuan kundërshtarin që në minutat e para, teksa shënuan fillimisht me ish-sulmuesin e Juventusit dhe më pas me argjentinasin, për ta mbyllur këtë fraksion në epërsi të dy golave.
Atletico e Madridit fitoi thellë me Cadizin në “Wanda Metropolitano” dhe ngjitet në krye të klasifikimit me 17 pikë, aq sa ka grumbulluar edhe Real Sociadedin, por me një ndeshje më shumë. Dy gola në çdo pjesë realizuan “Los Colchoneros”, te të cilët spikati Joao Felix, i cili hapi dhe mbylli serinë e golave në këtë sfidë.
Lione Messi bën diferencën edhe me vetëm një pjesë loje. Roland Koeman e mbajti në stol në sfidën ndaj Betisit, por kur e hodhi në fushë ndeshja nuk pati më histori: 6 herë fituesi i Topit të Artë, duke u dëfryer me topin, shënoi dy gola dhe praktikisht shërbeu për Griezmannin për golin e 2-1, duke dhënë kontributin kryesor në fitoren 5-2 “blaugranave”.
Pas një gare të gjatë e të vështirë, Joe Biden fitoi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të jetë presidenti i 46-të i vendit. Ndërsa numri i votave elektorale të kundërshtarit të tij, Donald Trump ka mbetur i palëvizur në 214, ai i Bidenit vazhdon të rritet.
Mbas reagimeve të shumta të emigrantëve lidhur me pezullimin e shërbimit në ambasadën Shqiptare në Athinë,ka qenë i menjëhershëm edhe reagimi i shërbimit tonë diplomatik në Greqi.
Chelsea u kthye te fitorja në Premier League pas dy barazimeve radhazi, teksa shkatërroi me rezultatin e thellë 4-1 Sheffield United. Në fakt, sfida e zhvilluar në “Stamford Bridge” nisi keq për skuadrën e drejtuar nga Frank Lampard, teksa në minutën e 9-të McGoldrick devijoi me finte për në rrjetë goditjen e Berge. Ky gol shërbeu si shkëndijë për blutë e Londrës, që reaguan me forcë derisa në minutën e 23-të barazuan me Abraham.
Barcelona jep një lajm të hidhur për një nga talentët më mëdhenj të futbollit: Ansu Fatin. 18-vjeçari, i cili u dëmtua në ndeshjen ndaj Betisit, e fituar 5-2 nga Barcelona, ka dëmtuar meniskun, e për rrjedhojë ka humbur grumbullimin me Spanjën për ndeshjet e nëntorit.
Elita Rudi dhe Gjiko ishin një ndër çiftet e ftuara puntatën e shtatë të “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.
Mbrëmja e sotme në “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën u cilësua si puntata e “Shën Valentinit” dhe sfida e fundit ishte “Ndaje ose French Kiss”, ku çiftet duhet të putheshin nëse refuzonin t’i përgjigjeshin pyetjeve pikante.
Asdren Gjikolli i njohur si Gjiko ishte një nga të ftuarit në puntatën e shtatë të spektalit “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.
Borussia e Dortmundit dhe Bayerni i Mynihut dhuruan spektakël në përballjen më të rëndësishme të javës së 7-të të Bundesligës, të cilën kampionët në fuqi të Gjermanisë e fituan me përmbysje 2-3. Është i njëjti rezultatin i regjistruar edhe në Superkupë, pak muaj më parë, dhe humbja e tretë radhazi e verdhezinjve përballë rivalëve bavarezë.
Natyra është treguar shumë bujare në Kosovën Perëndimore. Në mesin e Alpeve Dardane siç i quajnë banorët, gjendet një fshat turistik që quhet Bogë në rajonin e Rugovës e cila ka nxjerrë jo pak njerëz të shquar nga politika, arti dhe letërsia.
Në puntatën e shtatë të spektaklit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ishin të ftuar çifte mjaft të njohur e të ndjekur nga publiku shqiptar.
Ambasada shqiptare mbyll sportelet deri në 30 nëntor 2020. Lajmi bëhet publik nëpërmjet një njoftimi të ambasadës shqiptare në Athinë, e cila njofton se për shkak të ‘lockdown’ të përgjithshëm në vend,dhe masave të shtuara kufizuese që ka marrë qeveria greke për parandalimin e përhapjes së covid 19, ka bërë që edhe përfaqësia jonë diplomatike,të ndalojë shërbimet e saj konsullore.