A duhet një koalicion i madh? Analistët debat, Spahiu: Bashkë kanë qenë gjithmonë, ta zyrtarizojnë

15/04/2021 22:35

Në një kohë që Rama i ka shtrirë dorën për bashkëpunim Lulzim Basha, analistët në Open kanë diskutuar se sa shanse ka që në vend të formohet një koalicion i tillë.

Bushati: Ne kemi Merkelin shembull, por kundërshtarët si kanë thënë ndonjëherë asaj baron droge etj, etj, fitorja e opozitës s’është garanci për të ardhmen e e fëmijëve tanë. Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme, këtu Rama që kontrollon gjithë pushtetin, zgjedhje është është o kthim, o regjim dhe një e keqe, që do na duhet e keqe e madhe. Prandaj nuk shoh koalicion në në këtë hendek.

Gonxhe: Në një logjikë të ftohtë nëse do ishim demokraci e zhvilluar, s’do kishte asnjë problem. Në rastin tonë kemi një histori jo pozitive kur kryetarët nuk pranojnë humbjen. Ka ardhur një moment që duhet seriozitet dhe nga pakica, duhet të mendojmë përtej partive. Duhet kuptuar që zgjdhjet duhen pranuar, boll më.

Spahiu: Mendoj që Shqipëria ka 30 vjet që i ka pjekur kushtet për koalicion, po këta janë bashkë në një koalicion jozyrtar , për interesa private që të mos prekin familjet dhe bizneset e njëri tjetrit që asnjë parti e re të mos hyjë në treg, që të tallen me ambasadorët.
Kur u prish teatri, u pa që bënin kot, doli ambasadorja dhe tha këta janë bashkë dhe bëjnë lojë.

Do të ishte në të mirë të vendit që ky koalicion të zyrtarizohej dhe të hapet tregu politik, këtë vetëm budallai nuk e kupton këtë. Meta e tha troç, bëhuni bashkë tha por Bojkeni me një lëvizje ju rrëzon. Këtu nëse humbet Rama del si kryetar partie, kurse Basha po nuk e votuan ikën në shtëpi.

Top Channel