Ekzekutoi bashkëshorten e tij me armën e shërbimit, ish gardisti Alket Arapaj dënohet me 35 vite burg

16/04/2021 10:27

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 35 vite burg, ish gardistin Alket Arapaj i akuzuar për vrasje në familje.

Rreth dy vite më parë ai ekzekutoi në banesën e tij bashkëshorten Evelina Seferaj. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 12 shkurtit të vitit 2019, në Allias, ku Arapaj ekzekutoi me armën e shërbimit 36-vjeçaren.

Ai e qëlloi tre herë bashkëshorten e tij duke e lënë atë të vdekur në vend. Shkak i krimit të rëndë, ishte xhelozia. Ishin fqinjët që pas krimit lajmëruan policinë pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe fëmijën e mitur të çiftit duke qarë. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë te ish gardistit, i cili nuk bëri rezistencë.

Top Channel