Korçë/ Iu gjet një automatik pa leje dhe disa fishekë në shtëpi, arrestohet 41-vjeçari

16/04/2021 09:32

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 41-vjeçar, nga fshati Turan.

Arrestimi i tij është bërë pasi gjatë kontrollit ushtruar në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip automatik dhe 6 fishekë, që i mbante pa lejen e organeve përkatëse.

Njoftimi i plotë:

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Posedonte armë zjarri në një ambient në pronësi të tij, vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 41 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë. 

Forcat e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, në Turan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik dhe 6 fishekë, që i mbante pa lejen e organeve përkatëse.  

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel