Plagosje me thikë në Kukës, 19-vjeçari në gjendje të rëndë, shpallet në kërkim autori

16/04/2021 09:45

Një 21 vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka goditur me mjet prerës me shtetas.

Shtetasi F.C., gjatë mbrëmjes së djeshme, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin A.D., 19 vjeç,  i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë/ Kukës

Goditi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, shpallet në kërkim autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës shpallën në kërkim shtetasin F. C., 21 vjeç, banues në Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.

Ky shtetas, gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Kukësit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në Kukës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Top Channel