Foto ilustruese

Rreth orës 21:45, në Mamurras, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit Shpetim Ndreca ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel