Klosi: E pafalshme që në 2021 forcat politike të provokojnë. Strategjia që po përdor PS për të ‘thithur’ elektoratin gri

16/04/2021 11:22

Kandidati për deputet i PS-së në Berat, Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ka shpjeguar strategjinë e Partisë Socialiste për të tërhequr sa më parë elektoratin gri.

Klosi tha se elektoratit gri po i shpjegohen të gjitha punët që janë bërë në këtë qark gjatë qeverisjes së PS-së.

Klosi: Elektoratit gri në po përpiqemi t’i shpjegojmë se kush janë ato që kanë ndodhur dhe çfarë pritet që të zhvillohet. Berati ka marrë investime në çdo cenimetër. Qarku është i lidhur me Shqipërinë të tërë si nga zona e Tiranës, Elbasanit, Fierit, Korçë dhe Gjirokastër.  Ne diskutojmë dy industritë e reja që janë krijuar, e turizmit dhe përpunimit në zonat rurale.

Ndërsa foli për betejën zgjedhore në Berat, Klosi ta se është e pafalshme që forcat politike të provokojnë.

Klosi: Kush bën fushatë në Berat është fatlum. Qarku është i qetë, pa incidente, e vlerësojnë dhe gjykojnë mbi rezultatin. Do doja që as këtë javë që ka ngelur të mos ketë asnjë incident, se është e pafalshëm që në 2021 forcat politike të provokojnë.

Top Channel