Ish-drejtoresha e AKSH-it sërish në SPAK, Karçanaj paraqitet për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për dy efektivët e Policisë, të dyshuar për korrupsion në zonën e Orikumit, në Vlorë. Sipas akuzës, ata dyshohet se i kanë marrë 2.7 milionë lekë të vjetra qytetarit Everest Bashaj, në këmbim të mosarrestimit të tij.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se prokurori Elvin Gokaj ka kërkuar dënimin me nga 2 vite burg për ish-shefin e Krimeve, Daniel Liskendaj, dhe specialistin e zonës së Policimit në Komunitet, Afrim Ferraj.
Gjithashtu, për të dy efektivët është kërkuar heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3-vjeçare. Ndërkohë, për qytetarin Everest Bashaj, i cili dyshohet se ka dhënë shumën e parave, prokuroria ka kërkuar dënimin me 8 muaj burg.
Sipas akuzës, dy efektivët dyshohet se kanë përfituar shumën prej 2.7 milionë lekësh të vjetra për të mos kryer arrestimin e Bashajt. Tashmë pritet që Gjykata të shqyrtojë kërkesat e prokurorisë dhe të japë vendimin përfundimtar për të pandehurit.
Top Channel