Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin e Lezhës në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa po zhvillon aktivitet me qindra pjesëmarrës të vendosur në distancë me njëri-tjetrin për shkak të masave anticovid.

Ai theksoi se vendi ynë me investime e me shumë punë do të bëhet kampione e turizmit. Rama u shpreh se tuneli i pandemisë po mbaron e dielli po shkëlqen.

“Ne do ta arrijmë me se s’bën, me se s’bën. Shikojeni Lezhën sot Kurbinin, Mirditën a ka të krahasuar me 7 vite më parë por as nuk ka krahasim  me atë që duhet të jetë, për të bërë që fëmijët që lindin në këtë zonë të bekuar nesër të jenë krenarë, jo të jenë krenarë thjesht për historinë e lavdishme, heroizmat kulturën, trashëgiminë. Do ta bëjmë këtë jo me lekë lekë lekë, por me punë. Në gjithë këto vite ne kemi bërë shumë gjëra por kemi bërë dhe përgatitje të tjera. Ne ndaluam për 1 moment e u bë një vit e pastaj 17 muaj, që na lodhën na stresuan. Por tani që tuneli i pandemisë po mbaron e dielli po shkëlqen, por ta bëjmë diellin e Shqipërisë të mrekullueshëm. Investimet të huaja të brendshme, private dhe publike që do ta çojnë Shqipërinë në një nivel tjetër. Do bëjmë që Shqipëria të jetë kampione e turizmit në Ballkan. Shqipëria jonë të jetë vendi ku të krijohet punë dhe ku puna të paguhet shumë mirë. Shqipëria kampione në Ballkan në bujqësi“, tha Rama.

 

Top Channel