Aksident ajror në Brazil, dy helikopterë përplasen në ajër, humbin jetën të gjitha personat që ishin në bord Ftesës së Edi Ramës për bashkëpunim Lulzim Basha iu përgjigj sërish me refuzim. Zotimin se nuk do të ketë një 17 maj të dytë, kryedemokrati e bëri para simpatizantëve të Kombinatit.
Basha: Dua t’ju them gjithë qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë edhe Edi Rama e di që shqiptarët ja kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar humbjen. Tani do të qeverisë me Aleancën për Ndryshim por dua t’i them nga Kombinati nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama.
Kombinati është një ndër zonat e prekura nga tërmeti, ndaj Lulzim Basha shfrytëzoi rastin për të hedhur poshtë akuzat e kundërshtarit politik se demokratët do të stopojnë procesin e rindërtimit.
Basha: Këto pallate po ndërtoheshin që t’i merrnin nga pallate nga qendra e qytetit e t’i çonin tek ajo zonë periferike për të grabitur qendrën e qytetit dhe për të favorizuar mafian e ndërtimit, madje edhe raportet ndërkombëtare tregojnë që e përdorin për të pastruar paratë e pista të ndërtimit, madje edhe të Ndraghetës jo vetëm të krimit shqiptar. Gënjeshtra më e madhe është që ne do të ndalim rindërtimin.
Më 25 Prill duke votuar numrin 9, duke votuar për ndryshimin na i jepni mundësinë t’i japim fund abuzimit, të rivlerësojmë më transparencë aty ku ka patur diskriminim dhe të përshpejtojmë e të përmbyllim procesin e rindërtimit.
Pjesë e fushatës së Bashës në Laprakë u bënë edhe fëmijët.
Në Don Bosko mungesa e energjisë elektrike i pamundësojë shfaqjen me mikrofon kryedemokratit.
BASHA: Siç e shihni jam pa mikrofon. Më thonë se kanë hequr dritat. Ata mund të heqin energjinë, siç kanë lënë në errësirë 8 vite Shqipërinë, edhe për 5 apo 6 ditë të tjera.
Top Channel