Evis Kushi me vëllezërit e mirënjohur Zena: Krenare për ikonat e muzikës popullore të Elbasanit

16/04/2021 09:40

“Është gjithmonë kënaqësi të takosh ikonat e muzikës popullore të Elbasanit, Mehdi dhe Demir Zena, thinjat fisnike dhe buzëqeshjen e ëmbël të të cilëve më kishte marrë malli t’i shoh nga afër” – shprehet Evis Kushi në një publikim të sajin në rrjete sociale ndërsa shfaqet duke konsumuar kafe me vëllezërit e mirënjohur Zena.

Ndërkohë, ajo nënvizon se me vëllezërit Zena ka zhvilluar një bisedë të këndshme rreth aktualitetit:

“Si një elbasanase e rritur me këngët dhe zërin e tyre të veçantë që e do e gjithë Shqipëria, u ndjeva me të vërtetë mirë që gëzonin shëndet të plotë dhe zhvilluam një bisedë shumë të këndshme rreth sfidave aktuale që ka shoqëria e sotme. Faleminderit që na bëni gjithmonë krenarë!”.

Top Channel