Dy shtetas janë vënë në prangat e policisë në Durrës për vepra të ndryshme penale.

Shtetasi R.S., 32-vjeç u ndalua nga policia pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën  e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërsa, një tjetër 32 vjeçar u vu nën pranga pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën arrest me burg për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë/ Durrës

Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasit:

R. S., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”;

A. Ç., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel