“Basha, kukull e Ilirit dhe Saliut”/ Rama: Fitojmë në 25 prill. I gatshëm të bashkëpunoj me opozitën

15/04/2021 19:46

Megjithëse Kamza njihet si një bastion blu, Edi Rama u ndje komod kur u përball me entuziazmin e një pjesëmarrje masive në takimin e tij elektoral.

“Kamza nuk duhet të votojë majtas e djathtas por për 23 shkolla ultra moderne që do të ndërtohen brenda vitit të ardhshëm. Kamza duhet të votojë për investimet e nisura. Kur i ka patur Kamza më shumë se 70 milion dollarë për kanalizimet për ujësjellës”.

Ndërsa në Lezhë, Rama tha se ky qytet është pjesë e programit të investimeve 10 miliard dollarë, me ndërtimin e portit të ri. Lulzim Bashës ia përsëriti ftesën e bashkëpunimit në të mirë të Shqipërisë dhe një politike larg konflikteve si deri më tani.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, janë dy çelsa që e kurdisin, si do thotë po i hoqën baterinë mbaroi iku është kukull me bateri”.

Misioni PS u tha Edi Rama shkodraneve është nxjerrja e këtij qyteti nga pengmarrja, një PD-tike siç do ta donte Enver Hoxha.
“Doni t’i hymë një transformimi si Vlora, Korça ta bëni Shkodrën si Shkodra e ke kry”.

Top Channel