Në provim nxënësit e klasave të pesta/ 30 mijë fëmijë do të testohen të gjithë më 21 maj

15/04/2021 20:07

Përveç provimeve të lirimit dhe maturës, edhe nxënësit e klasave të pesta do të testohen për arritjet gjatë arsimit fillor.

Ky provim do të zhvillohet në datë 21 maj do të nis në orën 10 e do të zgjas 1 orë e gjysmë.

“Ky është një test i integruar ku përfshihen tre lëndë: matematikë, gjuhë shqipe dhe dituri natyre. Janë përcaktuar sallat dhe vëzhgimi do të bëhet nga administratorët e provimeve që vijnë nga shkolla të tjera dhe janë të përcaktuara nga zyra vendore arsimore. Unë do këshilloja që të punojnë pa ndrojtje, do të jetë vërtet një mësues tjetër por le ta imagjinojnë sikur është mësuesja e tyre që të largojnë emocionet”, tha Merita Prenga, drejtoresha e shkollës “Vëllazërimi”.

30 mijë fëmijë të arsimit fillor kanë nisur përgatitjet për vlerësimin e njohurive të fituara gjatë pesë viteve shkollim, për të kaluar më tej në ciklin e mesëm të ulët ku jo të gjitha lëndët do të shpjegohen nga një mësues, mësuesi i tyre i parë.

Top Channel