Zëdhënësi i PS-së për median, Alfred Peza i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Open e krahasoi kreun e PD-së, Lulzim Basha me një fëmijë, lidhur me reagimin e tij pas ofertës së kreut të PS-së, Edi Rama për të bashkëpunuar.

Ai tha se ajo që bëri Basha është thjesht formale, ndërsa theksoi se Sali Beridha dhe Ilir Meta po ë mbajnë peng.

“Basha kur e lusin bën kështu si fëmijë i mërzitur e i thonë hajde të keqen mami të hash bukë e me mendjen e tij thotë ah po më lut edhe njëherë. E kuptoj sepse refuzimi i tij është një refuzim formal sa për të thënë që e refuzova. Përgjigja ishte për Ilir Metën, ai e kërcënoi Lul Bashën çka tregoi që janë ata bashkë me Sali Berishën që e mbajnë peng. Puna është që Basha nuk ka thënë që un se pranoj ofertën e të japë kushtet e tij. Në këto kushte mendoj që Basha ka bërë sikur e ka refuzuar ftesën se nuk është as i prerë as i qartë. Kur e thotë qesh se nuk e beson vetë se ca thotë”, tha ai.

Top Channel