SPAK, hetim listës së votuesve të PS/ Do kërkohet se si janë mbledhur të dhënat e 910 mijë personave

15/04/2021 19:56

Pas katër ditëve verifikime SPAK regjistroi çështjen për skandalin e patronazhimit për veprën e përhapjes  së sekreteve vetjake sipas nenit 122 të kodit penal.

Është hedhur shorti dhe i ka rënë prokurores antikorrupsion Enkelejda Millonai.

Burimet e TCH thonë zyrtarisht se oficerët e policisë gjyqësore janë urdhëruar të këqyrin databasin në fjalë por pa specifikuar nëse bëhet fjalë pranë mafias që i publikoi apo pranë subjektit politik.

Skandali i patronazhimit u publikua së pari nga një media ku rezultoi se të dhënat personale  të gati 910 mije personave në kryeqytet përfshi numër telefoni, adresë dhe vend pune apo edhe përkatësia politike detajoheshin nga një person i caktuar si patronazhit.

Top Channel