“Basha e ka humbur njëherë virgjërinë politike”/ Spahiu: Nëse humbet në 26 Prill, shanset janë që t’i thojë “Po” Ramës

15/04/2021 21:36

Analisti Kreshnik Spahiu i ftuar në Open komentoi ftesën për bashkëpunim që kryeministri Edi Rama i ka bërë sëfundmi kreut të PD Lulzim Basha.

Rama ka thënë se ai është i hapur për bashkëpunim me kusht që të mos jetë i përfshirë presidenti Meta dhe Sali Berisha. Por kreu i PD deri më tani e ka mohuar një mundësi të tillë.

Por sipas analistit Spahiu, kjo nuk është krejt e pamundur: E para është dhe diversion por dhe real, se ndoshta si kap 71 mandate, tani ose me Doshin ose Monikën ose Bashën do e bëjë qeverinë ai.

E para jep mesazh shqiptarëve që vetëm me Bashën do bëj koalicion, dhe u jep mesazh votuesve të LSI që s’kanë shans, se në opozitë do rrinë edhe 4 vjet të tjera dhe nëse humbet i thotë Bashës shansi që ai mos të humbasë partinë është të futet në qeverisje.

Se Basha s’mund të mbajë 12 vjet në humbe partinë. Elektorati i djathtë është më i varfër se i majti, ka qenë rrugëve , protesta etj, por nëse me 26 prill PD humbet, dhe pyesim se nëse doni ta ndani qeverisjen thonë po, e vë bast publik, dhe këtë e kam informacion nga terreni.

A do ndodhë apo jo , se dimë, arsyeja kryesore është diversioni, se ftesa reale është për Berishën se po nuk tha ai po, s’bëhet. Këta sa më shumë thonë jo unë them për Po. Basha e ka humbur njëherë virgjërinë politike, kështu që nuk befasohem, çdo që që ka pështyrë e ka lëpirë.

Top Channel