Shanset për koalicion Rama-Basha, Abilekaj në Open: Kryeministri nuk e ndan pushtetin por merr çdo pushtet

15/04/2021 21:30

Analisti Enton Abilekaj ka komentuar mbrëmjen e sotme në “Open” ofertën e kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha për të qenë bashkë.

Ai theksoi se kjo është një strategji e Ramës për të zhvendosur vëmendjen e fushatës nga problemet kryesore.

“Për të zhvendosur vëmendjen e fushatës për problemet kryesore. Të diskutohet për një çështje që s’do të bëhet fare çështje. S’mund ta mendosh që të bëhet një qeveri me opozitë. Oferta e Ramës është një qeverisje pa kontroll shkatërrim i konkurrencës politike, që nuk do të ketë detyrime para publikut, reflektim për ato që ka bërë deri më sot që s’jep dot llogari. Nuk besoj që e ka seriozisht, s’është Rama dikush që ndan pushtetin por që merr çdo pushtet. Vjen për efekt fushate, por edhe sikur të ishte ofertë serioze do ishte shumë e rëndë për vendin”, tha ai.

Top Channel