Sot është dita e tretë e vaksinimit kundër virusit COVID-19 në Shqipëri.
Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila prej vitesh jeton në Greqi, i ka thënë “Po” propozimit për martesë nga i dashuri i saj.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu duket se nuk ka pritur Partinë Demokratike, por ka nxituar që të prezantojë 36 kandidatët për deputetët në Qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit.
Modelja e njohur, Agnesa Vuthaj ka ngritur temperaturat me pozat e fundit të postuara në rrjetin social “Instagram”.
TIRANË- Teksa është në arrati, Gjykata e Posaçme sot vijon seancën për gjykimin e Moisi Habilajt.
Veprimi i fundit i administratës në largim të Donald Trump do ti referohet koronavirusit dhe të dhënave në lidhje me laboratorin në Wuhan.
Republikanë me peshë në Kongres po shprehin mbështetje për procesin për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Trump.
Gjermania nuk do të jetë në gjendje të heqë të gjitha masat që synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit në fillim të shkurtit, tha ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn.
Vijon të rritet numri i rasteve me Covid në Nigeri. Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1.270 raste të reja me, ndërsa një ditë më parë u regjistruan 1.244 raste të reja, duke e çuar numrin total të përgjithshëm në 102.601 raste.
TIRANË- Tire Alldervishi sanitarja që u hoq si infermiere e ‘Shefqet Ndroqit’ dhe i mori vajzës së një pacienteje me koronavirus para për ti shërbyer është vënë në prangat e policisë.
Punonjësit e shëndetësisë që ndodhën në vijën e parë të betejës me koronavirusin në Angli kanë shpjeguar efektet afatgjata që ka lënë sëmundja tek ata. Teksa rrëfenin eksperiencat e tyre para deputetëve, kishin qëllim që të paralajmëronin këdo që mendon se është “i paprekshëm” nga efektet e Covid-19.
Kthehemi pas në kohë kur ushtaret vajza zakonisht shërbenin në role ndihmëse dhe ishin larg operacioneve ushtarake gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.
Presidenti Ilir Meta i kthen qeverisë një tjetër ligj. Kreu i Shtetit ka vendosur të mos dekretojë ligjin “për taksat kombëtare”, duke e kthyer atë për shqyrtim në parlament.
TIRANË- Mali i Dajtit është zbardhur nga dëbora. Kjo është hera e dytë për këtë vit që mali i Dajtit dhe vargmalet e Krujës zbardhen nga dëbora.
Pronari i “Teslas” dhe “SpaceX”, Elon Musk, i cili kohët e fundit u emërua njeriu më i pasur në botë, përsëri e gjeti veten në vendin e dytë në listën e më të pasurve, pasi pasuria e tij ra me gati 14 miliardë dollarë brenda një dite.
Detaje tronditëse janë zbuluar për reperin e famshëm Dr.Dre, i cili ndodhet në një spital të Los Anxhelosit pasi pësoi aneurizmë në tru. Pak para kësaj ngjarje, gruaja me të cilën është në proces divorci, Nicole, e akuzoi për dhunë fizike dhe psikologjike.
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur sot në Parlamentin e Blegjikës nga Presidentja e Senatit, Stephanie D’Hose dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Éliane Tillieux.
Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit (MEA).
Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo ka marrë dozën e tij të parë të vaksinës kundër koronavirusit, të zhvilluar nga firma kineze Sinovac, duke shënuar kështu fillimin e vaksinimit kundër Covid në vend.
Pavarësisht se janë ndër vendet më të bukura për turizmin malor, Boga dhe Rugova tash e tri javë janë pa energji elektrike.
Presidenti aktual i SHBA, Donald Trump është pezulluar përkohësisht nga YouTube pasi nxiste dhunë me anë të videove që publikonte nga protesta në Capitol.
Kritiku i hapur i Kremlinit, Aleksei Navalny, i cili është aktualisht në Gjermani, shkroi në Twitter se ai planifikon të kthehet në Rusi më 17 janar.
Meksika planifikon të vaksinojë 439 mijë njerëz në javë kundër koronavirusit.
Të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejtë vote të cilët jetojnë jashtë vendit, që nga 13 janari e deri më 21 janar mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona për vepra të ndryshme penale, duke nisur nga përndjekja, tek vjedhja dhe dëmtimi i bagëtive me mjete prerëse.
Vlorë – Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Një sulm me armë ndodhi para dy netësh në Athinë të Greqisë, ku mbeti i vdekur Edmond Llangozi dhe u plagosën 2 djemtë e tij së bashku me një kamariere. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 pasdite, kur pesë persona filluan të ndiqnin dy vëllezërit.
Vaksinat në gjendje janë shumë të sigurta dhe, aktualisht, janë nën monitorim për efektet anësore, tha Drejtoresha e Përgjithshme e Departamentit të Shëndetit të KE, Sandra Gallina, gjatë një fjalimi për kontratat e vaksinave antiCOVID-19, në një seancë dëgjimore në Parlamentin Europian.
Tiranë- Tire Alldervishi është ndaluar nga uniformat blu. Sipas policisë Tire Alldervishi 58 vjeçe, banuese në Tiranë i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe.
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 38-vjeçaren kineze, trupi i së cilës u gjet pa shenja jete rreth dy javë më parë në një valixhe që u hodh në një pusetë në Vilia të Greqisë. Ajo ishte shpallur e zhdukur që nga mesdita e 17 Tetorit. Pista kryesore e hetimeve janë të ardhurat që mund të ketë përfituar nëpërmjet punëve që ka bërë në lokale të ndryshme.
Kukës- Policia e Shtetit ka sqaruar ngjarjen e paprecedentë të ndodhur ditën e djeshme në Kukës, ku i shpalluri në kërkim Abedin Oruçi është përplasur me uniformat blu dhe nën kërcënim ka mundur t’i shpëtojë arrestimit.
Një vaksinë kundër koronavirusit, e zhvilluar nga kompania kineze Sinovac ka rezultuar me 50.4% efikasitet në provat klinike braziliane, thonë studiuesit. Kjo tregon se vaksina është më pak efektive nga të tjerat që janë miratuar, por limiti që nevojitet për të marrë miratim është 50%.
“Djajtë e Kuq” dhe “Galaktikët” e dëshirojnë yllin adoleshent.
TIRANË- Mëngjesin e sotme kryeministri Edi Rama ka postuar një video ku krahasonte ndryshimi që ka pësuar Fushë Kruja.
Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 795 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me SARS CoV2, 54 mijë e 261 persona janë infektuar me këtë virus.
‘Përdorni Signal’- ishte një postim në Twitter i bërë nga shefi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk. Postimi i Mask në datën 7 janar shkaktoi shumë reagime. Pas tij të njëjtin mesazh e shpërndau edhe Edward Snowden.
Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje në të gjithë territorin. Në krahasim me ditët e mëparshme reshjet do të kenë intensitet më të ulët. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës.
Dhimbjet e mesit janë të mprehta, të forta dhe përhapen me shpejtësi edhe në fundshpinë. Nëse kurrizi është i kontraktuar, atëherë fjetja do të jetë një mision i pamundur. Dhimbje të tilla shfaqen tek të moshuarit dhe tek moshat e mesme, por kjo nuk do të thotë që të rinjtë janë imunë ndaj tyre.
Nëse jeni në dijeni të rregullit 8 gota ujë në ditë, me siguri që e dini edhe arsyen përse duhen konsumuar. Ekspertët janë fanatikë të kësaj sasie, madje ka nga ata që rekomandojnë edhe më shumë litra në vetëm një ditë.
Rreth 2 miliardë njerëz në të gjithë botën kanë probleme me prodhimin e hormonit të teroideve pikerisht nga mungesa e jodit në trup. Një nga burimet më të rëndësishme të përfitimit të këtij minerali janë ushqimet dhe sidomos kripa. Kripa është pa dyshim esenca kryesore që përcakton shijen e të gjitha gatimeve në kuzhinë.
Të dhënat e Institutit të Statistikave dhe Doganave tregojnë se një shqiptar konsumon përafërsisht 3.1 kg kafe në vit. Ndërkohë, revista The Economist shprehet se konsumatori shqiptar preferon kafenë në vend të çajit.
Prokurorët amerikanë thanë të martën se ata kanë identifikuar më shumë se 170 persona për akuza të mundshme penale në lidhje me sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit javën e kaluar dhe presin që numri të rritet më tej në javët e ardhshme ndërsa vazhdon një hetim masiv mbi protestën e dhunshme të mbështetësve të Presidentit Trump.
Brad Schneider u bë i treti demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve që rezulton pozitiv për COVID-19 pasi u detyrua të mbyllet në një dhomë me disa kolegë republikanë që nuk pranonin të vinin maskë, ndërkohë që vazhdonin protestat e dhunshme në Kapitol.
FBI-ja thotë se kishte informacione zbulimi për dhunë të mundshme para trazirave në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara.
Afro tre të katërtat e votuesve amerikanë thonë se demokracia është nën kërcënim pas sulmit vdekjeprurës ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, sipas një sondazhi të ri nga Universiteti Quinnipiac.
Gjykata e Apelit ka ashpërsuar dënimet me burgim për dy persona të akuzuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka anuluar udhëtimin dy-ditor në Europë. Njoftimi u bë nga institucioni që ai drejton, Departamenti i Shtetit.
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë derisa të përmbyllet procesi zgjedhor në Kosovë dhe të krijohen institucionet e reja.
Manchester United nuk e lë t’i ikë shansi për t’u shkëputur i vetëm në krye të Premier League-s. Në javën e 17-të të elitës së futbollit anglez, “Djajtë e Kuq” fituan minimalisht në fushën e Burnely-t, për të marrë një trikpiësh shumë të rëndësishëm, duke zhvedosur në vendin e dytë pikërisht kampionët në fuqi të Liverpoolit, për të cilët “themb” shumë disfata me Southamptonin.
Atletico e Madridit nuk bën blof në “Wanda Metropolitano” përballë një rivali të fortë si Sevilla. Skuadra e Diego Simeones fitoi 2-0 ndaj ekipit andaluz dhe shkëputet në krye të renditjes me 4 pikë më shumë se Reali i Madridit.
Milani bëhet skuadra e parë çerekfinaliste e Kupës së Italisë, pasi mposhti Torinon me rezultatin 5-4 me penallti, duke qenë se 90 minutat e kohës së rregullt dhe 30 minutat e kohës shtesë, përfunduan në barazim pa gola.
Telefonatat që vinin nga kampet e luftës janë gjithashtu të rëndësishme për të kuptuar se kush ishin shqiptarët e përfshirë në konflikt dhe cilat ishin arsyet që i shtynë ata të shkonin atje.
Top Story ka siguruar një video gjatë kontrollit që policia ka kryer në shtëpinë e Zeqir Imerit. I armatosur, ai bërtiste nga dera e katit të dytë që të mos afroheshin.
Kontaktet më të shumtas Shkëlzen Dumani i ka patur me Bujar Hysën, si para ashtu edhe pas largimi nga Shqipëria. Por ai ka patur edhe lidhje shoqërore me Orion Reçin dhe Zeqir Imerin të cilët kanë ndikuar te ai për tu bashkuar me ata që mbrojnë dhe duan të zgjerojnë shtetin islamik.
Një rast që bëri shumë bujë në ato vite në vendin tonë është ai i Shkëlzen Dumanit. Ky person mori dy fëmijët e tij të mitur pa lejen e nënës së tyre dhe i shpuri në Siri në shkurt të 2013.
Shtetasit Genci Balla dhe Bujar Hysa, ushtronin aktivitet fetar të palegalizuar. Ata kanë indoktrinuar persona të ndryshëm me ideologji radikale, për t’u angazhuar mëpas në luftime në përbërje të grupeve terroriste ekstremiste.
Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara tha se ka marrë rreth 100.000 mijë prova digjitale nga protestat e dhunshme të 6 janarit në Uashington dhe se kanë hapur më shumë se 160 hetime.
Genci Balla, imami i vetëshpallur. Ai ka lindur më 1997 në Librazhd, i martuar dhe me arsim të lartë. Ky person u akuzua dhe dënua për veprën penale të rekrutimit të personve për qëllime terrorise.
Pas një hetim 1-vjeçar të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u bë arrestimi i personave, që dyshoheshin se rekrutonin dhe dërgonin shtetas shqiptarë për të luftuar në Siri. Ishte 11 mars i 2014 kur forca policie do të “mësynin” në dy xhami në kryeqytet që në orët e para të mëngjesit. Ata kishin informacione se disa persona po rekrutonin luftëtarë për në Siri duke përdorur besimin.
Ishte viti 2012 kur shteti islamik i njohur si ISIS bëri thirrje për tu bashkuar me të persona nga e gjithë bota.
Mali i Zi ka vendosur të lehtësojë masat ndaj pandemisë, dhe shkaku është përmirësimi i situatës epidemiologjike në vend.
Çfarë përfitimesh kanë secili nga negociatat mes Turqisë dhe Greqisë? Kjo ishte pyetja që u shtrua për panelistët, e cila shkaktoi debate mes dy gazetarëve.
Në mediat e huaja qarkullon lajmin se Ivanka Trump ka dashur të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden në 20 janar me qëllimin që të shpëtonte karrierën e vet politike.
Vazhdojnë debatet në Open në Top Channel teksa po diskutohet nëse Rama ka arritur të ulë në dialog Greqinë dhe Turqinë.
Qyteti kinez i Funzhou ka prezantuar dje skuadrën e parë të policeve të trafikut vetëm me femra, në kuadër të Ditës së Policisë te caktuar më 10 janar 2021.
Bisedimet greko turke për tensionin në janë një nga çështjet më të diskutuara ditët e fundit dhe sidomos kur po diskutohet se kryeministri Edi Rama po luan rolin e një negociatori mes palëve.
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, konfirmoi se nuk do të organizojë ndonjë raund të ri të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, pa përfunduar procesi zgjedhor në Kosovë.
Sheldon Adelson, manjati i kazinove, donatori kryesor i Donald Trump e kauzave të tjera republikane në SHBA, si dhe kundërshtari i betuar i zgjidhjes me dy shtete të konfliktit kryesor të Lindjes së Mesme, ka vdekur sot në moshën 87 vjeçare.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka anuluar udhëtimin dy-ditor në Evropë. Njoftimi u bë nga institucioni që ai drejton, Departamenti I Shtetit.
Prodhuesi amerikan i makinave Ford njoftoi se do t’i mbyllë të treja fabrikat e mbetura në Brazil, duke u dhënë fund dekadash të tëra pranie të tij në këtë vend.
Një emigrant shqiptar i paligjshëm është kapur sërish duke punuar si “kopshtar” në një fabrikë kanabisi, pasi fillimisht ishte deportuar nga Britania për të njëjtin krim.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Novoselë, në Vlorë , ku siç thotë aty ku ka qenë historikisht vatra e përmbytjeve katastrofike, “që këtë herë po reziston më së miri falë investimeve e punës me zhbllokimin e kanaleve kryesore pas dekadash taposjeje nga plehrat”.
Çudirat në vendin tonë nuk kanë të sosur! Tushe Dosti nga Fieri ankohet në emisionin Fiks Fare se edhe pse ka qenë viktimë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj, urdhër mbrojtje kanë përfituar dhunuesit dhe jo ajo.
Që nga fillimi i vitit 2021, Liqeni i Prespës është rritur me 14 centimetra dhe tani është në nivelin 842.36. Lajmin për rritjen e nivelit të liqenit në Facebook e ndau kryetari i Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski.
Uganda ka urdhëruar të gjithë ofruesit e shërbimeve të internetit brenda kufijve të saj të bllokojnë aplikacionet e mediave sociale dhe të mesazheve përpara zgjedhjeve të përgjithshme të tensionuara të kësaj jave.
Një modele shtatzënë është arrestuar dje në Brazil për inskenimin e pengmarrjes së saj, teksa tentonte të zhvaste paratë e shpërblesës nga vetë mamaja e saj.
Një 38-vjeçar është rrëzuar sot nga një objekt në ndërtim e sipër në Gjakovë, si pasojë e të cilit rrëzim ai ka humbur jetën.
Anulimi i europianit të futbollit këtë verë nuk është mes opsioneve të UEFA-s as në skenarin më të errët. Qeveria kontinentale e futbollit nuk ka ndërmend të fshijë nga kalendari Kampionatin për shkak të dëmit financiar që do të shkaktonte por gjithashtu për cenimin e rëndë që do ti bëhej librave të historisë, edhe pse në kushte pandemie.
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka konfirmuar se nuk do të organizojë ndonjë raund të ri të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, pa përfunduar procesi zgjedhor në Kosovë.
Kur filloi pandemia një ndër takimet e mia të para me shkrimtarët ka qenë me Fatos Kongolin. Ishte i frikësuar, e kishte marrë malli të pinte kafen e përditshme dhe të bënte shëtitjet e tij po të përditshme gjatë periudhës së karantinës.
Shumë shqiptarë e panë si mënyrën e duhur për të blerë libra aplikacionin Panairi i Librit.
Përpara mbylljes së hetimeve ndaj policit Nevaldo Hajdaraj, familja e Klodian Rashës ka angazhuar një avokat për të monitoruar procesin hetimor në ngarkim të të dyshuarit.
Dalja nga shtrati e lumit Sitnica në Vushtrri mëngjesin e hershëm të së martës, rrezikoi jetën e familjes së Ragip Bunjakut, shtëpia e të cilit ndodhet në afërsi të lumit, si dhe fëmijëve të vëllait që gjendeshin pak metra larg shtëpisë brenda stallës ku kishin ndërtuar një dhomë për ta ruajtur bagëtinë.
Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetarin e Bashkisë Vlorë dhe ministren e Infrastrukturën Belinda Balliku inspektuan situatën në Vlorë, pas përmbytjeve.
Thuajse çdo dimër, Oboti kthehet në fshatin e varkave, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Buna dhe reshjeve të dendura të shiut.
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional, Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec.
Këngëtarja amerikane Madonna ka vizituar pesë shtete në tre javët e fundit me avionin e saj privat, duke akumuluar një total prej 11,707 miljesh ajrore, megjithë kufizimet e udhëtimeve prej Covid-19.
U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani u takua sot pasdite me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë për Kosovën.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për kanalin televiziv ANT1 , ka deklaruar se “Greqia nuk do bisedojë me Turqinë për asnjë çështje tjetër, përveç së përcaktimit të kufijve detare dhe ZEE mes dy shteteve”.
“Je një aktor i dështuar, Melisa është viktima në këtë takim”, kështu u shpreh opinionisti Arjan Konomi sa i takon takimit mes Melisës dhe Atdheut.
Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Sitnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër këtij lumi.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Spitali Rajonal i Fierit ku janë shpërndarë autoambulancat e reja të flotës antiCOVID, deklaroi se sfida e rradhës është vaksinimi, i cili do të jetë i kombinuar për grupet prioritare.
Një çift në Kanada janë gjobitur për shkelje të kufizimeve të Covid-19 pasi gruaja u kap duke “nxjerrë për ajrosje” burrin e saj me litar e qafore, njoftonin mediat vendase.
I prekur dhe xheloz është shfaqur Mevlani pas takimit të Melisës me Atdheun, fill pasi ata të dy treguan jo pak afrimitet me njëri-tjetrin.
Pas disa ditësh reshje shiu, kjo e martë ka sjellë përmirësim të kushteve atmosferike në disa zona të vendit. Në disa prej qyteteve nuk raportohet për problematika të shkaktuara nga reshjet.
Ndonëse e refuzoi fillimisht Melisën në takim, Atdheu dukej qartë se u tërhoq jo pak ndaj saj në takim.
Puntatën e sotme në “Për’Puthen” u publikua takimi romantik mes Atdheut dhe Melisës.