Sulm rus me dronë ndaj dy trenave në Ukrainë, të paktën 13 të vrarë dhe 10 të plagosur 29/10 12:50
Spanja u bë sot një nga vendet e para europiane që fillon administrimin e vaksinës antiCOVID-19 Johnson & Johnson.
Vaksina ishte në pritje për më shumë se një javë pasi organet rregullatore amerikane rekomanduan ndalimin e vaksinës për të studiuar mpiksjen e rrallë të gjakut.
Por Agjencia Europiane e Barnave (EMA) i dha vaksinës dritën e gjelbër të martën. Spanja ka filluar të vaksinojë me Johnson & Johnson personat e moshës 70-79 vjeç.
Vende të tjera europiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Hollandën dhe Greqinë, kanë vendosur të fillojnë administrimin e vaksinës J&J në ditët e ardhshme.
Top Channel