Të rinjtë mund të vaksinohen/ Personat e sëmurë kronikë do vaksinohen pa kufizim moshë

22/04/2021 20:05

Procesi i vaksinimit ne vendin tone ka zbritur edhe tek personat nen 60 vjeç.

Neper qendra shëndetësore po vaksinohen ata qe kane disa diagnoza, pra përzgjidhet nga mjeku i familjes. Madje jo domosdoshmërish duhet te jesh 55 vjeç apo 60, pasi nëse je i sëmure kronik dhe je ne moshe me te re mund te vaksinohesh.

Por ndërkohe ka shume paciente te cilët nuk e njohin kush është mjeku i tyre i familjes apo ndiqen ne sistemin shëndetësor jo publik dhe nuk kane pasur ndonjëherë kontakt me mjekun e tyre te familjes.

Ne Shqipëri po kryhet një proces vaksinimi paralel, pasi përveç vaksinimit te qytetareve, sipas grupmoshave apo diagnozave qe kane, po vaksinohen punonjësit e shërbimeve hoteliere, punonjësit e aviacionit civil dhe se shpejti pritet te vaksinohen edhe ata te transportit publik.

Top Channel