Kapen në Athinë 4.4 tonë kanabis, sasi kjo e nisur nga Libani dhe kishte destinacion Sllovakinë.

DEA amerikane në bashkëpunim me shërbimet sekrete libaneze, ato të Arabisë Saudite dhe të Greqisë, finalizuan pasditen e së enjtes një mega operacion që çuan në sekuestrimin e 4.378 kg kanabis sativa.

Lënda narkotike ishte e paketuar në një konteiner që kishte mberritur në portin e Pireut nga Libani.

Destinacioni i kanabis ishte Sllovakia dhe vlera e saj në tregun e narkotikëve tejkalon shifrën e 33 milionë euro.

Kanabis ishte i përpunuar dhe paketuar në thasë të vendosura me paketim të mallrave tregtare të një kompanie, adrese e së cilës është në Bratislava.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me sasinë e drogës së sekuestruar, por autoritete thonë se shkatërruan një prej linjave më të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të drogës në Europë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel