Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Korçë në aksin rrugor Korçë – Pogradec në afërsi të fshatit Çiflig.

Një mjet policie ka përplasur një shtetas i cili ka qenë këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka qenë i dehur duke ecur në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.04.2021, rreth orës 22:50, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, Korçë, automjeti i policisë tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel