Terrorizoi banorët duke qëlluar me armë zjarri, policia arreston 37-vjeçarin, shpall në kërkim një tjetër

23/04/2021 08:59
Ilustruese

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi mbrëmjen e djeshme ka qëlluar me armë zjarri, duke terrorizuar banorët e Hamallajt.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta që autori kishte me një 24 vjeçar. Po ashtu në kërkim është shpallur edhe një 28-vjeçar për veprën penale ‘moskallëzim krimi’.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 37 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrim prone”.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 22.04.2021, rreth orës 21:30, në Hamallë, Sukth, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin S. C. (T)., 24 vjeç, ka qëlluar në ajër me armë zjarri duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu në pronësi të shtetasit N. B. (babai i të arrestuarit) dhe mjetin me të cilin është larguar autori.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim policor, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, e shtetasit B. M., 28 vjeç, banues në Hamallë, Sukth, Durrës.

Top Channel