“200 euro për secilin”, arrestohet 35-vjeçari që u kap duke transportuar gjashtë emigrantë të paligjshëm

23/04/2021 12:38

Një 25 vjeçar në fshatin Bitinckë, Devoll ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi është kapur duke transportuar gjashtë emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e kufirit.

Policia njofton se 35-vjeçari u kap në fshatin Gështenjas, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 6  emigrantë, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në  bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë  dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. F., 35 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Shtetasi i mësipërm, u kap nga shërbimet e Policisë në fshatin Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 6  emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel