“Nusja i ka gjetur 12 veta te call center-i. Besoj se bëhen 100”- Si kandidati për deputet i LSI në Tiranë blen vota për zgjedhjet e 25 prillit

23/04/2021 10:17

Një video ekskluzive është bërë publike nga Top News, në emisionin “Breaking” ku një kandidat i LSI, i renditur i 12 në listën e Tiranës, Etion Joka.

Në diskutimin e Etien Jokës në me qytetarin kuptohet se ky i fundit i ka bërë rreth 100 vetë, ndërsa nusja e tij që kuptohet se punon në call center i ka mbledhur 12 veta.

Qytetari: Edhe nusja i ka gjetur 12 veta te call centeri. Rrofsh o vëlla shumë faleminderit.

Etion Joka: Çfarë faleminderit thua o vëlla unë nuk po të bëj nder. Edhe sa bëhen në total ?

Qytetari: Besoj se të 100 bëhen!

Top Channel