“Ministër shteti për…”/ Rama tregon cilën ministri do t’i jepte Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit

22/04/2021 20:37

Kryetari i Partisë Socialiste është përkrah Dorit dhe Devit në emisionin investigativ Fiks Fare, ku i përgjigjet pyetjeve thumbuese të dy drejtuesve të emisionit, për kundërshtarin politik si dhe për fushatën elektorale të Socialisteve.

Sa i përket thirrjes së Bashës për bashkëpunim vetëm nëse largohet nga Berisha dhe Kryemadhi, Rama me tone humori tha se nuk ka nevojë të mohojë askënd.

Ndërsa kur u pyet cilën ministri do t’i jepte Lulzim Bashës, Rama tha, “Ministër shteti për relaksin”, ndërsa për Monika Kryemadhin tha: “Je në vete? Drejtorinë e përgjithshme të sherreve”.

Devi: Si i kërkon fëmijës ta mohojë babain?

Rama: Jo ta mohojë, të dalë në shtëpi tjetër.

Devi: Ku ka më shumë komunistë, tek PS apo PD?

Rama: Normalisht që në Gjirin e Lalzit.

Devi: Ke menduar për një zëvendësues?

Rama: Në mendim e sipër, po ju shoh dhe juve. Më shumë anoj nga ty (Dorit), por kape çik veten.

Top Channel