Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, 1.5 milionë lekë flori të vjedhura, një nga autorët dyshohet se ishte paraqitur më parë si klient
Vetëm disa orë na ndajnë nga procesi zgjedhor. Partitë politike tashmë janë në orët e fundit të takimeve, ndërsa ngarkesa më e madhe tashmë është në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sot ka nisur edhe shpërndarja e materialeve zgjedhore në 4 qarqe të tjera.
Për të folur pikërisht për këtë proces, risitë në zgjedhjet e këtij viti, pengesat dhe gjithçka tjetër, ishte i ftuar sot në “Breaking” eksperti zgjedhor, Kristaq Kume.
Si e shihni procesin zgjedhor të këtij viti, duke pasur parasysh edhe ndryshimet ligjore dhe atë që u quajt një reformë zgjedhore?
Ndryshimet kanë patur si objekt të tyre rregullime, që e bëjmë më të mundshme zhvillimin e zgjedhjeve më afër standardeve. Nuk ka gjasa më që të paktën sipas asaj që kërkon ligji, të votohet në emër të tjerëve.
Është shumë i ngushtuar hapësira për fenomenin e votimit familjar. Është pothuajse e pamundur sjella e komisionit të qendra e votimit, siç ka ndodhur në zgjedhjet e mëparshme, ku vendimmarrja për një grup votuesish është bërë si dakordësi midis palëve, jo sipas ligjit.
Do jetë më i reduktuar votimi me prokurë, rasti i personave me aftësi të kufizuar. Kjo do të thotë përmirësim i standardeve, dhe këtë e mundëson teknologjia.
Të arrihet atje ku është vendosur objektivi, është po ashtu e domosdoshme dhe zbatimi i tyre. Në fazën e votimit, çfarë bëhet në qendrën e votimit, teknologjia e ka pothuajse hequr mundësinë që të ketë probleme.
Ndryshimet e tjera mund të na sjellin atje ku ne synojmë, vetëm nëse kemi vullnet. Te procesi i numërimit nuk ka ndryshime. Por ka ndryshuar një gjë shumë e madhe, e drejta që kushdo ka mundësi të ngrejë akuzë për keqpërdorimin e votës, dhe kërkon të verifikohet vota.
Jo vetëm që mund të bëhet numërimi, por nëse del se votat janë tjetërsuar, numëruesi e pëson keq, është vepër penale që dënohet deri në 5 vite.
Top Channel